Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

BE t’i bëjë presion Serbisë, për ratifikimin e Marrëveshjes Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

BE t’i bëjë presion Serbisë, për ratifikimin e Marrëveshjes Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Deputetë të Kuvendit të Kosovës kërkojnë nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion ndaj Serbisë, në mënyrë që kjo e fundit të filloj procesin për ratifikimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi. Marrëveshja është ndërkombëtare dhe edhe Serbia duhet ta cilësoi si të tillë.



Arsim Bajrami nga PDK-ja, e cilësoi si hap të mirë, shtyrjen seancës, për Ratifikimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Sipas tij, seanca për një gjë të tillë nuk mund të mbahet në mungesë të kryeministrit. Bajrami tha se ratifikimi i marrëveshjes do të duhej të bëhej njëkohësisht edhe në Serbi. Ai kërkon nga BE-ja që të bëjë presion te Serbia.

“Deri më tani nuk kemi parë gatishmëri që i njëjti proces që po zhvillohet në Kosovë, po zhvillohet në Serbi dhe këtu kërkohet një presion nga Bashkimi Evropian jo ndaj Prishtinës por ndaj Beogradit që edhe ajo të thërret parlamentin e vet dhe të hyj në proces të ratifikimit në mënyrë që marrëveshja vërtetë të merr karakter ndërkombëtar”, theksoi Bajrami.

Këtë ide e mbështet edhe Lutfi Haziri nga LDK-ja. Ai tha se të dyja vendet duhet ta konsideroj marrëveshjen ndërkombëtare dhe Serbia të filloj të sillet ndryshe në raport me Kosovën.

“Natyrisht që, po shihet se Serbia nuk e konsideron marrëveshjen ndërkombëtare ky është problemi kryesor. Kosova në çdo raport duhet me konsideruar si dokument ndërkombëtar,marrëveshjen dhe parlamenti si institucion më i lartë duhet me respektua rezolutën. Rezoluta thotë që çdo marrëveshje ndërkombëtare duhet të ratifikohet me Kuvend me 2/3, dhe kjo është periudha të cilën kuvendi e ka kërkuar .Kuvendi duhet ta mbajë qëndrimin e vet sa i përket kësaj marrëveshje”, tha ai.

Haziri tha se duhet të kalohen disa sfida në mënyrë që të mos krijohen hapësira në zbatimin e marrëveshjes. Si shembull ai përdor vonesën në caktimin e datës për zgjedhjet lokale, vonesë kjo e cila do të shfaqet edhe në punën e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.

Ndërkaq, Burim Ramadani nga AAK-ja tha se ratifikimi i Marrëveshjes, është një hap i domosdoshëm që duhet t’i prijë më pas planit të zbatimit.

“Është një hap i domosdoshëm para fillimit të plotë të zbatimit të marrëveshjes .Për ne si aleancë kjo marrëveshje është ndërshtetërore sepse Kosova është e pavarur ,Serbia është e pavarur ndërsa, për të gjithë ata që nuk e shohin marrëveshjen ndërshtetërore sikurse që nuk e sheh Serbia, atëherë do të mendojmë se nuk duhet të ratifikohet . Ne do ta ratifikojmë dhe besojmë se sa më shpejt duhet të kryhet”, theksoi ai.

Seanca e Kuvendit të Kosovës për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve Kosovë-Serbi ishte paraparë të mbahej sot. Seanca është shtyrë në mungesë të kryeministrit Thaçi i cili ndodhet në Bruksel.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum