Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

MPJ kritikohet për trajtimin e dorëheqjes së Lulëzim Pecit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

MPJ kritikohet për trajtimin e dorëheqjes së Lulëzim Pecit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Partitë opozitare kritikojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme për mënyrën se si e ka trajtuar dorëheqjen zyrtarit ndërlidhës në Beograd, Lulëzim Peci. Ata konsiderojnë se sqarimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme se Peci është takuar me agjentë të sigurimit serbë nuk qëndrojnë. Ata thonë se kjo është kompetencë e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë.



Kreu i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Florin Krasniqi, duke folur për largimin e zyrtarit ndërlidhës, Lulëzim Peci nga Beogradi tha se Ministra e Punëve të Jashtme është shpejtuar me deklaratën e saj për këtë çështje. Është kompetencë e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës të sqarojë nëse zyrtari ndërlidhës Peci është takuar me agjentë të sigurimit serbë, apo jo, ka thënë Krasniqi.

“ Në qoftë se një ambasador takohet me një shërbim sekret tjetër atëherë është Agjencia Kosovare ajo që duhet të njoftoi se kush është në shërbim, të kujt është, kujt i shërben. Mendoj se Qeveria është ngut me atë deklaratë por megjithatë mbetet kompetencë e AKI-së që të merret me shërbimet dhe kundër shërbimet” , tha Krasniqi.

Nënkryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Hydajet Hyseni e quan paradoksale komunikatën e Ministrisë së Jashtme, kur krahasohet me deklaratën e kryeministrit Thaçi që në Beograd do të dërgohet ambasadori më i mirë.

“Është paradoksale dhe përjashton njëra-tjetrën kur ne në komision nuk kemi pasur asnjë informatë se ka vështirësi në funksionimin e ambasadorit Peci në Suedi. Përkundrazi kemi marr vlerësime se janë duke punuar mirë”, tha Hyseni.

Lutfi Haziri nga LDK-ja e ka bërë përgjegjës ministrin e Jashtëm të Kosovës për atributet që sipas tij i janë mveshur Lulëzim Pecit, duke e etiketuar edhe me dyshime për rrezikim të sigurisë kombëtare dhe akuzuar atë për lidhje me shërbimin serb të inteligjencës.

“Nëse një ambasador ka marr pjesë në strategjinë diplomatike dhe në marrëdhëniet diplomatike, në hartimin e dokumenteve, parimeve dhe politikave,, në fund të thuhet se ka qenë ambasador i lidhur me shërbime është jo serioze dhe është edhe më keq, cenuese për autoritetin. Mendoj që ministri e ka tejkaluar autoritetin e vet”, tha Haziri .

Edhe Burim Ramadani nga AAK-ja ka kritikuar për këtë rast Qeverinë e Kosovës. Ai ka shprehur dyshime për sqarimet që jepen në letrën e Ministrisë së Jashtme, duke i kërkuar kësaj ministrie që nëse posedon fakte që Peci ka rrezikuar sigurinë kombëtare, është dashur t’i publikojë dhe jo vetëm t’i përdorë disa akuza për etiketime.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum