Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Pritet të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Pritet të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Komisioni parlamentar për Legjislacion pritet të votojë sot dërgimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Kryesinë e Kuvendit. Ende nuk dihet nëse bashkë me ratifikim të marrëveshjes do të jetë edhe plani i zbatimit, ndonëse në praktikat ndërkombëtare plani i zbatimit është vetëm çështje operative dhe nuk ka nevojë të votohet në Kuvend.


Komisioni për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës pritet të harmonizojë qëndrimet për t’i nisur procedurat e nevojshme në lidhje me Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Edhe pse ende nuk dihet nëse bashkë me marrëveshjen do të ratifikohet edhe plani zbatues, kërkesa e kryetarit të Komisionit për Legjislacion, Arben Gashi, ishte që kuvendit t’i rekomandohet vetëm, ratifikimi i Marrëveshjes pa plan zbatues.

Sipas profesorit të negocimit ndërkombëtare në Universitetin e Parisit, Valon Murtezaj, në bazë të praktike ndërkombëtare në Kuvend ratifikohen vetëm marrëveshjet, ndërsa aspektet tjera janë operative, mirëpo në rastin e Kosovës, edhe plani i zbatimit do të duhej të shkoj në Kuvend.

“Çdo palë serioze në momentin që e bënë marrëveshjen atëherë ajo marrëveshje shoqërohet me planin e zbatimit, nuk është e thënë që çdo gjë të ratifikohet apo të shkohet në Kuvend, mirëpo për çështje të cilat janë shumë sensitive si në rastin në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë atëherë do të ishte mirë që nëse arrihet konsensus i mirëfilltë ku palët i besojnë njëra tjetrës atëherë me mirë është që të shkohet me Kuvend, mirëpo krejt varet nga vendimi i atyre që e marrin vendimin”, theksoi ai.

Professor Murtezaj vlerëson se ka stagnim të këtij procesi, edhe për faktin se ka jokonstruktivitet të palës serbe.

“Është një periudhë e cila po shoqërohet me konsultimet qoftë vendore apo ndërkombëtare, dhe procesi i zbatimi të marrëveshjes nuk ka ecur ashtu siç është paraparë, por duhet të themi se të gjitha ata që i njohin rrethanat edhe ndërkombëtaret duke pasur parasysh jo konstruktivitetin e palës së Serbisë, atëherë është pritur që gjërat rreth zbatimit të marrëveshjes do të vonohen. Natyrisht që kemi stagnim dhe ajo që është më e shqetësuese, ende nuk po dihet se cilët janë hapat e ardhshëm për zbatim të marrëveshjes”, theksoi ai për Radio Kosovën.

Në rast se Komisioni i jep dritën jeshile këtij Projektligji, Kryesia e Kuvendit më pas nis edhe procedurën e shqyrtimit të tij në seancën plenare në leximin e parë dhe të dytë. Për ratifikimin e këtij Projektligji do të nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum