Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

SHBA: Kosova ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

SHBA: Kosova ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë dje raportet për secilin vend veç e veç për luftën kundër terrorizimit ndërkombëtar për vitin 2012, ku bëhet një vlerësim strategjik, zbërthehen përpjekjet, identifikohen entitetet sponsoruese shtetërore dhe vendstrehimi i terroristëve, si dhe organizatat e huaja terroriste.

Për Kosovën thuhet se Qeveria e saj ka vazhduar të bashkëpunojë me SHBA në këtë luftë dhe ka shënuar progres në shumë fronte. Mirëpo këtu nënvizohet se situata e sigurisë dhe politike në veriun e Kosovës ka kufizuar qeverinë të ushtrojë autoritetin, ku KFOR-i dhe EULEX-i janë përgjegjës për siguri dhe sundim të ligjit, përfshirë edhe kufijtë.

Hyrja në fuqi e Kodit të ri Penal dhe Kodit të ri të Procedurës Penale në janar, rritë dënimet për krime të lidhura me terrorizëm dhe lejon ndjekjen ligjore të terroristëve edhe nëse një akt i planifikuar nuk ekzekutohet. Kodi i ri i procedurës penale u jep autoriteteve të Kosovës elasticitet më të madh për të hetuar veprat penale në fazat e planifikimit, thekson raporti. Raporti përmend edhe raste të të akuzuarve për terrorizëm që janë gjykuar qoftë si pjesëtarë të AKSH-së (Armatës Kombëtare Shqiptare) apo individë që janë ekstraduar në Maqedoni, të akuzuar për vepër terroriste.

Rreth kundërvënies së financimeve terroriste, thuhet se Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar rishikimet në Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, gjë që do të forconte legjislacionin ekzistues. Nëse miratohen amendamentet ato do të ndihmonin Kosovën të zbatojë plotësisht standardet ndërkombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimeve kundër terroriste, thuhet në raport.

Raporti përmend edhe programe trajnimi dhe donacione të pajisjeve nga SHBA, që kanë vazhduar të përmirësojnë aftësinë e Autoritetit Doganor dhe të Policisë Kufitare që të kontrollojnë kufijtë e Kosovës dhe të zbulojnë dhe ndalojnë armët dhe kontrabandën tjetër në pikat kufitare.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum