Me moton “Merr frymë shlirë” po shënohet edhe në Kosovë, Dita botërore kundër duhanit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka vlerësuar se zbatimi ligjit anti-duhan po shënon progres.
Ka më pak se një muaj që kur ligji për ndalimin e duhanit ka hyrë në fuqi në Republikën e Kosovës ndërkohë që zbatimi i tij ka filluar me sukses. Shefi i Inspektoratit sanitar të Kosovës, Ibrahim Tërshnjaku tha për Radio Kosovën se mediat kanë kontribuar shumë në informimin e opinionit për këtë.
Ai u shpreh i zhgënjyer nga siç e quajti elita shëndetësore tek të cilët tha se nuk po gjejnë shumë mirëkuptim aq më tepër kur ata janë personat që kanë njohuri më së shumti për pasojat që sjellë konsumimi duhanit.
Me ligjin e kaluar në ambientet afariste duhani mund të konsumohej në 30 përqind të hapësirës së rezervuar për këtë ndërsa me ligjin aktual, pirja e duhanit ndalohet në qind për qind të hapësirës.
Tërshnjaku tha se me plotësimin dhe ndryshimin e këtij ligji janë krijuar edhe mekanizmat të cilët do të kontribuojnë në zbatimin me sukses të tij.
Sipas statistikave të Inspektoratit Sanitar, 33 përqind e popullatës së Kosovës janë duhanpirës, një pjesë e madhe prej të cilëve i takojnë gjinisë femërore.