Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kryeministri Thaçi viziton SHBA-në Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kryeministri Thaçi viziton SHBA-në Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Kryeministri Thaçi viziton SHBA-në Empty Kryeministri Thaçi viziton SHBA-në Sat Jun 08, 2013 12:11 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të fillojë nga e hëna një vizitë disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëndrime në Washington, New York dhe në shtetin federal Iowa, me ç’rast pritet të takojë zyrtarë të lartë të Administratës amerikane dhe të Kombeve të Bashkuara.




Në Washington Kryeministri i Kosovës do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, ku burime nga kryeqyteti amerikan deklaruan se do të zhvillohet një takim me zëvendëspresidentin Joseph Biden. Një tjetër takim pritet në Departamentin e Shtetit me njeriun e dytë në politikën e jashtme amerikane, zëvendëssekretarin e Shtetit, William Burns.

Ndonëse pritej takimi me Sekretarin John Kerry, burimi thotë se shefi i diplomacisë amerikane nuk do të jetë atyre ditëve në Washington. Kryeministri Thaçi do të takojë edhe udhëheqës në Pentagon, pra në Departamentin e Mbrojtjes dhe personalitete të jetës politike dhe diplomatike në kryeqytetin amerikan.

Kryeministri i Kosovës do të bëj edhe një vizitë njëditëshe në shtetin Iowa, shtetin partner të Kosovës, ku do të takojë guvernatorin e shtetit, pastaj do të vizitojë Gardën Kombëtare dhe biznese të suksesshme.

Thaçi e përfundon vizitën njëjavëshe në SHBA me pjesëmarrjen të premten e ardhshme në seancën për Kosovën në Këshillin e Sigurimit në New York ku priten takime me udhëheqës të organizatës si dhe përfaqësues të vendeve anëtare në Kombet e Bashkuara. Në këtë vizitë Thaçi shoqërohet edhe nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe Ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum