Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kosova synon ta rris prodhimin në bujqësi Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kosova synon ta rris prodhimin në bujqësi Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Në shtatë vitet e ardhshme, Kosova synon që ta rris prodhimin e saj në bujqësi dhe të krijojë vende të reja pune. Kjo parashihet me planin strategjik 2014-2020. Se bujqësisë duhet t`i kushtohet vëmendje më afatgjate, këtë e shohin nga këndi i tyre edhe vetë ekspertët e kësaj fushe.


Nga përpjekjet e Ministrisë për zhvillimin e bujqësisë, vihet re një kristalizimi i disa poleve të zhvillimit bujqësor, që flasin për hapa të rëndësishëm në specializimin e prodhimeve të produkteve të ndryshme bujqësore. Përmes planit strategjik 2014-2020, Ministria e Bujqësisë, synon ta rris prodhimin, t`i zhvillojë zonat rurale dhe të krijojë vende të reja pune. Në këtë aspekt, eksperti i politikave bujqësore, profesori i fakultetit të bujqësisë, Halim Gjergjizi, thotë për Radio Kosovën se në këtë aspekt bujqësisë duhet t`i kushtohet një vëmendje afatgjate.

“Gjithsesi bujqësia si lëmi kërkon një qasje strategjikë, pra afatgjate. Prandaj, bujqësia është fushë që duhet t`i kushtohet një vëmendje afatgjate nëse dëshirojmë te kemi procese pozitive në zhvillimin ekonomik të saj. Këto qasje janë edhe në Bashkimin Evropian, pra edhe atje është një plan strategjik i cili përputhet me periudha kohore”, tha ai.

Edhe Imer Rusinovci, ekspert i bujqësisë, çështjen e hartimit të planeve strategjike e cilëson domethënëse dhe me konotacion shumë të madh. Por ai thotë se bujqësia në Kosovë duhet të ketë më tepër plane vepruese.

“Çfarëdo dokumenti që duhet të hartohet, përkatësish aprovohet nga dikasteret përkatës apo Qeveria e Kosovës, duhet të ketë më tepër karakterin dhe kuptimin veprues operues”, theksoi ai.

Se kohëve të fundit vërehen hapa konkret në zhvillimin e bujqësisë në vend, këtë e thotë edhe kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës, Tahir Tahiri.

“Duke u bazuar në planet e mëparshme, ndoshta kohëve të fundit vërehen disa hapa më konkret dhe më të sigurt, mirëpo plane të tilla duhet të mbështeten edhe në anën financiare dhe të mbështeten edhe në punë e angazhime konkrete parësore dhe primare”, tha Tahiri për Radio Kosovën.

Me plane strategjike Ministria e Bujqësisë synon përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe diversifikimin e vendeve të punës në viset rurale. E tërë kjo arrihet përmes sigurimit të punësimit dhe përfshirjes sociale në kuadër të zhvillimit të baraspeshuar territorial të viseve rurale.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info Plus" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum