Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare Empty Kosova, shembull i harmonisë ndërfetare Sun May 26, 2013 12:29 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të zhvillimit të Konferencës Ndërfetare në Pejë, ka zhvilluar takime të ndara me dhjetëra përfaqësues të lartë të besimeve fetare të shteteve të ndryshme të botës, që po marrin pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar.


Gjatë takimeve me klerikët e besimeve të ndryshme fetare, Hoxhaj ka thënë se Kosova gjatë tërë historisë ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka ruajtur karakterin e dialogut dhe mirëkuptimit fetar.

Ministri Hoxhaj tha se Kosova është një shembull i tolerancës fetare në rajon, duke theksuar faktin se që nga deklarimi i pavarësisë në vitin 2008, Kosova ka ndërtuar një shtet dhe shoqëri multientike.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur përkushtimin e institucioneve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të të gjitha komuniteteve religjioze në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e besimeve fetare nga vende të ndryshme të botës, gjatë takimeve me ministrin Hoxhaj, janë shprehur të fascinuar me harmoninë fetare dhe standardet e respektimit të lirive religjioze në Republikën e Kosovës.

Prijësit shpirtëror të vendeve të ndryshme të botës vlerësuan lartë edhe promovimin dhe mbrojtjen e lirive fetare nga institucionet, duke e konsideruar Kosovën si një shembull të mirë për rajonin e më gjerë.

     

SHiiFT   

Elite
Elite

SHiiFT
hala do qafira spo i lojn motrat tona me shku nshkolla me shamia po vjen edhe ajo koh

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum