Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kosova e përkushtuar për bashkëpunim rajonal Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në një takim të Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni. Gjatë takimit, Hoxhaj ka vlerësuar raportet shumë të mira ndërmjet dy shteteve, duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bilaterale me Italinë.


Ministri Hoxhaj foli edhe për progresin në Kosovë, konsolidimin e vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, duke shprehur mirënjohje për përkrahjen që Italia ka dhënë për Kosovën.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi avancimin e agjendës euro-integruese të Republikës së Kosovës, ku institucionet italiane kanë dhënë përkrahje të fuqishme.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Kosovë, Michael Giffoni, theksoi përkrahjen e mëtutjeshme të shtetit të tij për proceset integruese në Kosovë. Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Giffoni biseduan edhe për nevojën e bashkëpunimit rajonal.

Ministri Hoxhaj ka theksuar se Republika e Kosovës i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit rajonal, gjithmonë në rrethana ku sigurohet përfaqësimi dhe trajtimi i barabartë dhe ku promovohet gjithëpërfshirja e mbizotëron fryma e bashkëpunimit dhe solidaritetit.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum