Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Prezantohet Draft-Strategjia dhe Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Prezantohet Draft-Strategjia dhe Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, prezantoi sot Draft-Strategjinë dhe Planin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural për gjashtë vitet e ardhshme. Në prezantim, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Këshillit të Bashkimit Evropian, u tha se strategjia do të jetë në përputhje të plotë me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të Bashkimit Evropian.


Rritja e konkurrencës në të gjithë sektorët e bujqësisë, rritja e qëndrueshmërisë së fermave, promovimi i organizatave të ushqimit dhe menaxhimi i rrezikut në bujqësi, janë vetëm disa nga objektivat kryesore të Strategjisë dhe Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 014-2020. Gjatë prezantimit të kësaj strategjie, ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se si rezultat i zbatimit të programit, bujqësia në Kosovë do të absorbojë fonde të shumta që e dërgojnë atë drejtë një zhvillimi më të hovshëm.

“Ky sektor do të ketë mundësi që të absorbojë fonde strukturore, ngase programi 2014-2020, sipas politikave të përbashkëta bujqësore është i paraparë që ta ketë programin IPA2, nga i cili do të mund të përfitonin edhe vendet që nuk e kanë statusin e vendit kandidat”, tha Stavileci.

Ndërkaq, udhëheqësi i projektit të binjakëzimit, Franz Patschka, potencoi se bujqësia në Kosovë është një sektor i cili po shënon progres të vazhdueshëm.

“Bujqësia në Kosovë nga viti në vit ka shënuar progres. Po ashtu ky vend ka kapacitete të mëdha për zhvillimin e shumë sektorëve dhe nën-sektorëve të bujqësisë”, tha Patschka.

Strategjia dhe Plani për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020, do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik të Kosovës, në rritjen e aftësisë konkurruese të fermerëve, zhvillimin e zonave rurale, rritjen e prodhimeve cilësore si dhe ruajtjen e mjedisit. Strategjia pritet të finalizohet në fund të vitit 2013.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum