Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Javën tjetër, plani i detajuar Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Javën tjetër, plani i detajuar Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Javën tjetër, plani i detajuar Empty Javën tjetër, plani i detajuar Sun Jun 16, 2013 11:21 am

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Të hënën, më 17 qershor, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, do të bëhet zyrtari i parë i shtetit të Kosovës që do të ? llojë punën në Beograd. Këtë ditë, Kosova e Serbia do të shkëmbejnë zyrtarët ndërlidhës që do të vendosen në zyrat e tyre në kuadër të Bashkimit Evropian, ku nga ana e Serbisë në Prishtinë do të vendoset Dejan Paviçeviq.




Ky është procesi që ka pasuar nga vendimi i marrë në muajin janar në Bruksel, mes dy kryeministrave Thaçi dhe Daçiq. Në ndërkohë, po punohet për zbatimin e pikave që janë të parapara me marrëveshjen Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, e arritur rreth dy muaj më parë, më 19 prill.

Para dy dite, Serbia ka mbyllur zyrën e policisë ilegale në Leposaviq, ndërsa ditët në vijim priten mbyllja e zyrave në komunat tjera me shumicë serbe në veri.

Palët negociuese që po merren me zbatim të Marrëveshjes, gjatë javës që po e lëmë pas kanë përfunduar raundin e dytë të takimeve në Bruksel, ndërsa kanë paralajmëruar se në fund të javës së ardhshme do të jetë i gatshëm plani përfundimtar i cili do të sqarojë në detaje se si do zbatohet marrëveshja, dhe do t’i ndajë përgjegjësitë dhe obligimet e palëve si dhe afatet kohore.

Ndonëse tashmë disa afate kohore të parapara me Marrëveshjen e 19 prillit edhe kanë kaluar, siç është rasti me telekomin dhe energjinë.

Të hënën ndalet financimi serb në veri

Po ashtu më 17 qershor, kur bëhet shkëmbimi i zyrtarëve Prishtinë-Beograd, do të hyjë në fuqi edhe vendimi për ndalje të financimit serb në veri, bëri të ditur për “Zëri” zëvendëskryeministrja Edita Tahiri.

Ajo tregoi se pala serbe po ashtu gjatë takimeve të fundit në Bruksel, ka njoftuar për procesin e mbylljes së strukturave paralele ku fillimisht është raportuar se është mbyllur zyra e policisë ilegale në Leposaviq dhe se në vijim do të pasohet mbyllja e objekteve tjera të fushës së sigurisë.

“Ndërsa javën e ardhshme do të kemi planin e detajuar për zbatimin e Marrëveshjes, i cili parasheh obligimet e secilës palë për zbatimin e marrëveshjes për normalizim si dhe afatet kohore për realizimin e këtyre obligimeve”, tha ajo.

Pala serbe ka për obligim të bëjë zhbërjen e strukturave ilegale serbe në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë, dhe sipas Tahirit shuarja e plotë duhet të realizohet deri në fund të muajit shtator. Kurse obligimet e palës kosovare janë ato për integrimin e individëve serbë në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë.

Pala kosovare e ka po ashtu për obligim që të emërojë komandantin rajonal për katër komunat me shumicë serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës, e cila siç thotë Tahiri, pritet të bëhet në fillim të javës tjetër.

Në agjendën e bisedimeve në raundin e fundit prej 10 deri më 14 qershor, ishin çështjet e drejtësisë, sigurisë, procesi i krijimit të asociacionit dhe zgjedhjeve lokale. Dhe ajo që u vendos të premten në Bruksel mes palëve ishte emërimi i ekipit menaxhues të asociacionit të komunave serbe në veri.

Opozita dhe analistët nuk i besojnë Serbisë

Meqë Marrëveshja Kosovë-Serbi parasheh mbylljen e institucioneve ilegale serbe në veri dhe integrimin e atyre strukturave në institucione të Kosovës, opozita në Kosovë shpreh shqetësimin se cilët janë atë persona nga veriu që do bëhen pjesë e institucioneve të sigurisë së Kosovës. Ahmet Isufi , nënkryetar në AAK, tha për “Zëri” se të gjithë ata që kanë bërë vepra penale në veri, nuk duhet të integrohen në institucione të Kosovës.

“Jo vetëm që nuk duhet të integrohen, ata duhet edhe të përgjigjen para ligjit për veprat e bëra”, tha Isufi.

“Shumë marrëveshje, edhe të mëhershme që janë bërë mes Kosovës e Serbisë, ne e dimë që Beogradi nuk i ka përballur. Përkundrazi i ka neglizhuar dhe i ka zvarritur ato”, tha Isufi. E këtë e ka bërë vetëm që të fitojë datën e integrimit në Bashkimin Evropian, tha ai.

Njëjtë mendon edhe analisti politik Behxhet Shala. “Çdo lëvizje që e ka bërë deri më sot Serbia e ka bërë vetëm sa për t’u paraqitur karshi Brukselit se është e interesuar në zbatim të marrëveshjeve, për shkak se në qershor Bashkimi Evropian vendos për datën e integrimit të Serbisë në BE”, tha Shala. Sapo ta marrë këtë datë, sipas tij, Serbia nuk do të jetë më aktive në këtë proces.

Ndrydhe prej partive tjera opozitare, Vetëvendosje është e koncentruar që marrëveshjen e Brukselit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Anëtarët e VV-së kanë paralajmëruar se këtë do ta bëjnë para se marrëveshja të kalojë për rati?kim në Kuvendin e Kosovës.

Integrimi i serbëve deri në fund të vitit

Sipas një teksti të Planit të zbatimit të Marrëveshjes Kosove-Serbi, të cilin e ka publikuar gazeta serbe ‘Danas’, thuhet se palët janë marrë vesh që integrimi i serbëve të veriut në institucione të Kosovës të bëhet deri në fund të këtij viti. Plani parasheh gjashtë elemente kryesore, ku i pari është përshtatja e kornizës ligjore.

Parashihet që të dy palët deri në fund të qershorit të miratojnë ndryshimet ligjore të domosdoshme për implementim të Marrëveshjes përfshirë dhe ligjin për amnisti.
(Zëri)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum