Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Lajçak: Nga Serbia tash pritet zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Lajçak: Nga Serbia tash pritet zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak gjatë takimit të sotme në Beogradit dhe takimit me zyrtarët më të lartë të shtetit ka thënë se Sllovakia e mbështet fillimin e negociatave ndërmjet Serbisë dhe, e ka ftuar presidentin serb Tomisllav Nikoliq të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të kryetarëve të shteteve të Evropës juglindore që do të mbahet në Sllovaki.


Lajçak ka rekomanduar pas takimit me presidentin serb Tomisllav Nikoliq se Sllovakia e mbështet idenë që Serbisë në fund të qershorit , pa kushtëzime të mëtejme, ti ndahet data e fillimit të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian”.

Ai ka cekur se Serbia në periudhën e kaluar ta bërë shumë hapa guximtar dhe të përgjegjshëm me qëllim të zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe për vendosjen e stabilitetit në këtë pjesë të Evropës. ”Jam i bindur se nuk ekziston as një vend në BE i cili do të pohonte se ekziston çfarëdo problemi për fillimin e negociatave me Serbinë, ka thënë Lajçak në bisedë me Nikoliqin. Sipas tij zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tahs është ajo që tash pritet nga Serbia.

Kryediplomati sllovak edhe njëherë ia ka drejtuar ftesë Nikoliqit që të marrë pjesë në takimin e lartë të shefave të shteteve dhe të qeverive të Evropës Qendrore e Lindore, që do të mbahet javën e ardhshme në Bratisllavë. Sikurse ka thënë, edhe pse në këtë takim do të jenë prezent edhe përfaqësuesit e Kosovës, nuk do të ceket flamuri i Republikës së Kosovës as mbishkrimi Kosova, por do të ceken vetëm emrat dhe mbiemrat e atyre që janë prezent.

Presidenti Nikoliq e ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim dhe ka cekur se Serbia është e gatshme që t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash, por me kusht që kjo të jetë në harmoni me qëndrimin neutral ndaj statusit të “Kosovës e Metohisë”.

Nikoliq citohet të ketë konsideruar se lehtë mund të zgjidhjet edhe marrëveshja mbi lirinë e qarkullimit të arritur qysh më herët, në qoftë se serbët që jetojnë në Kosovë nuk janë të detyruar të marrin shtetësinë dhe dokumente identifikimi të shtetit jo-ekzistues të ashtuquajturës “Republika e Kosovës”.

Sipas fjalëve të tij për Serbinë është shumë e rëndësishme marrja e datës së fillimit të negociatave mbi anëtarësim në BE sepse, siç ka thënë, kjo do të ishte shenjë pozitive për investitorët, që i nevojiten vendit tonë për ta kuruar ekonominë e vet.

Ministri Lajçak e ka informuar homologun e vet serbe Ivan Mrkiq me disponimin në BE lidhur me vendimin e pritur mbi datën e fillimit të negociatave përafruese me Serbinë...Të dy ministrat i kanë këmbyer informatat për çdo gjë që është relevante për Serbinë në këto momente, e është folur edhe mbi samitin rajonal në Bratisllavë më 12 e 13 qershor ku do të marrë pjesë edhe presidenti Nikoliq.

Laçak pas dite pritet të takohet me kryeministrin Ivica Daçiq dhe nën-kryeministrat Aleksandar Vuçiq e Suzan a Grubjeshiq.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum