Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Ministri i Jashtëm i Britanisë nesër në Beograd Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Ministri i Jashtëm i Britanisë nesër në Beograd Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Jashtëm i Britanisë, William Hague do të qëndrojë nesër në Beograd ku me kreun shtetëror serb do të bisedojë mbi integrimet evropiane të Serbisë dhe zbatimin e marrëveshjes së Brukselit ndërmjet Beogradit e Prishtinës.


Ministri i Jashtëm i Britanisë, William Hague, i cili në Beograd arrin rreth mesdite, më parë do të takohet me homologun e vet serb, Ivan Mrkiq e pastaj edhe me presidentin Tomisllav Nikoliq, zv.kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe në fund me kryeministrin Ivica Daçiq.

Në prag të vizitës në Beograd, shefi i diplomacisë britanike e ka përshëndetur përparimin në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe është angazhuar për zbatimin efektiv të marrëveshjes së Brukselit. “E përshëndes planin për zbatimin e Marrëveshjes, rreth të cilës kanë arritur pajtueshmëri Serbia dhe Kosova. E përgëzoj kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi dhe të gjithë të tjerët për bërjen edhe të një hapi në drejtim të avancimit të raporteve midis Serbisë e Kosovës '''', ka theksuar ai në një deklaratë me shkrim.

Diplomati Hague, duke iu falënderuar përfaqësueses së lartë të BE, Ketrin Eshton në rolin që ka pasur, i ka bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që tash t’i kthehen zbatimit të papengueshëm e konkret të Marrëveshjes. ”Vetëm përparimi i njëmendët në teren do të jetë garanci për vazhdimin e përparimit drejtë të ardhmes së anëtarësimit në BE, si dhe të sigurisë e të stabilitetit për qytetarët e Serbisë e Kosovës'''', ka rekomanduar Hague.

Ai ka theksuar se për temat e cekura do të bisedojë me zyrtarët e lartë të Serbisë. Edhe pse Britania e mbështet fuqimisht hyrjen e Serbisë dhe të mbarë Ballkanit Perëndimor në BE, ajo mbështetje nuk është e pa kushtëzuar, pati thënë Hague, gjatë vizitës në tij në tetor të vitit të kaluar në Beograd, duke cekur se secili vend duhet t’i përmbush disa kushte.

Ndërkohë, nënkryetari i parë i Qeverisë serbe Vuçiq në mars ka qëndruar në Londër ku është takuar me Hague. Vuçiq atëherë e theksoi rëndësinë e marrjes së kompetencave serioze për Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë, kurse dy bashkëbiseduesit në fund të takimit kanë shprehur dëshirën që Serbia dhe Britania e Madhe të jenë partner të besueshëm.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum