Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Ministri Çeku ftohet në Konferencën ''Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe Jonit'' Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Ministri Çeku ftohet në Konferencën ''Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe Jonit'' Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, do të marrë pjesë në konferencën ''Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe Jonit'', që do të mbahet në Tiranë prej 28 deri më 30 maj.

Në Konferencë, përveç ministrit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe ministri i Mbrojtjes së Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa janë të ftuar të marrin pjesë edhe ministrat e mbrojtjes të Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë, Serbisë, Italisë, Sllovenisë, Greqisë dhe Kroacisë. Po ashtu delegacioni i Punëve Strategjike(DAS) i Francës, nga Qendra George Marshall në Gjermani, Qendra për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura-DCAF i Gjenevës në Zvicër, Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë-RACVIAC nga Zagrebi i Kroacisë si edhe ata të Komandës së Bashkuar të ShBA-ve për Evropë.

Sesionet e punimeve të Konferencës “Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe Jonit” do të zhvillohen në këto tematika; Perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Sfidat e Sigurisë së Adriatikut dhe Jonit si edhe sesioni i dytë; Praktikat më të mira dhe eksperiencat prej regjioneve dhe organizatave, thuhet në njoftim.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum