Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Çeku: Asnjë shtet nuk ka më interesa individuale të sigurisë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Çeku: Asnjë shtet nuk ka më interesa individuale të sigurisë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Konferenca me temë “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon”, e cila u organizua nga Qendra Kombëtare e Sigurisë dhe Mbrojtjes (QKSM) e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA në Tiranë. Në hapjen e punimeve të Konferencës të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Në seancën kryesore të Konferencës foli ministri i FSK-së, Agim Çeku i cili tha: “Është e pamundur të flitet për interesa të izoluara të secilit prej nesh. Kërcënimet me të cilat ne përballemi janë rajonale dhe globale. Pra perceptimi ynë, dhe përgjigjja jonë duhet të jenë po ashtu regjionale dhe globale”.

Më tej ministri Çeku shtoi se vetë tema e konferencës shpije natyrshëm tek tema që unë vazhdoj ta theksoj në çdo rast, duke theksuar nevojën siç tha Ai, për një qëndrim më koherent dhe përvoja në siguri regjionale. “Siç po largohemi nga koha e jostabilitetit në mes të shteteve të Evropës jug-lindore mund të mendojmë jo vetëm për përfitime nga stabiliteti individual dhe ai regjional, por edhe për benefite të stabilitetit kolektiv dhe aftësi kolektive”, theksoi ai.
Në konferencë morën pjesë; ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ambasadori i ShBA në Tiranë, Alexandër Arvizu, nga Bashkimit Europian, Franco Fratini, ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendësministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panagiotis Karampelas, përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe përfaqësues nga organizma të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të kësaj fushe.
Në këtë konferencë përshëndeti edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Alexandër Arvizu. Gjithashtu në konferencë kanë diskutuar edhe ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Talat Xhaferi si dhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Mbrojtjes e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, etj.

Konferenca “Sfidat e Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon” u zhvillua në kuadër të iniciativës së Adriatikut dhe Jonit, iniciativë e krijuar që në vitin 2000, në Ankona të Italisë.

Qëllimi i konferencës për Sigurinë Detare ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe praktikave më të mira të vendeve të rajonit tonë në fushën e sigurisë detare, duke krijuar një mirëkuptim më të gjerë dhe një bashkëpunim më të mirë mbi rreziqet dhe sfidat për Sigurinë Detare.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum