Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Ivanov anuloi Samitin e Ohrit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Ivanov anuloi Samitin e Ohrit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Ivanov anuloi Samitin e Ohrit Empty Ivanov anuloi Samitin e Ohrit Wed May 29, 2013 4:39 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
(E plotësuar) Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, anuloi Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës Juglindore, që ishte paraparë mbahet këtë fundjavë në Ohër dhe në Strugë.

Samiti dështoi për shkak të anulimit të pjesëmarrjes së kryetarëve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, të cilët refuzuan të vijnë në Ohër për shkak se presidenti maqedonas, Ivanov, nuk i kishte bërë ftesë presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kreu i shtetit maqedonas në konferencën për media theksoi se vendimi për anulimin e këtij samiti u bë në përputhje me interesat shtetërore dhe dinjitetin e Maqedonisë.

“Për fat të keq paragjykimet dhe komplekset e vjetra ballkanike sërish u gjallëruan në prag të Samitit. Nuk do të lejojë që në kurriz të Maqedonisë të shkelen paragjykimet e vjetra ballkanike dhe kjo të jetë një pazar i interesave të shteteve ballkanike dhe çmimin ta paguaj Maqedonia”, deklaroi Ivanov.

Anulohet mbajtja e Samitit të Ohrit

Është anuluar mbajtja e Samitit të Ohrit.Vendimi i presidencës maqedonase vjen pas anulimit për të marrë pjesë në atë Samit, nga presidenti shqiptar, Bujar Nishani dhe presidentët e Bullgarisë dhe Kroacisë.E gjithë kjo ndodhi pas vendimit të shtetit maqedonas për të mos ftuar në këtë Samit, presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Vendimin për anulimin e Samitit pritet ta kumtojë presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov, në një konferencë për media në këto çaste.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum