Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Disa varietete të rrushit, sivjet janë dëmtuar Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Disa varietete të rrushit, sivjet janë dëmtuar Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ekspertë të fushës së vreshtarisë, konsiderojnë se kushtet klimatike që kanë mbretëruar në fillim të këtij viti, nuk kanë qenë shumë të përshtatshme për disa varietete të hardhisë së rrushit. Si pasojë e ngricave, dëmtimi i tyre ka shkuar deri në 50 për qind. Ndërsa, varietetet që u kanë mbijetuar ngricave, këtë vit pritet të japin rendimente më të larta dhe frute cilësore.

Hardhia gjatë periudhës së qetësisë dimërore, e duron uljen e temperaturës deri në -15ºC. Ngricat që mbretëruan në fillim të këtij viti, kanë qenë minus 20 gradë celsius. Kjo ka ndikuar që disa nga varietetet e rrushit, të dëmtohen. Eksperti i vreshtarisë, Nysret Shala, tha për Radio Kosovën se kushtet jo të favorshme klimatike në fazën e fillimit të veprimtarisë jetësore të hardhisë, kanë qenë jo të mira dhe për pasojë këtë vit rendimentet mund të jenë më të vogla.

“Në fillim të vitit, kur temperaturat ishin nën minus 20 gradë celsius, ka pasur ngrirje të sythave të hardhisë së rrushit për disa varietete si: vrançë, kardinal dhe smederevë, që dëmet konsiderohen deri në 50 për qind. Tek këto varietet nuk janë iniciuar sythat prodhues të hardhisë. Prandaj edhe rendimentet do të jenë më të ulëta për këto varietete”, theksoi ai.

Shala tha se të reshurat e fundit, megjithatë do të ndikojnë në përmirësimin e hardhisë së rrushit. Sipas tij, në mungesë të lagështirës hardhia shfrytëzon dobët plehrat organo-minerale dhe për pasojë, bima rritet keq, prodhon pak dhe me cilësi të ulët.

“Varietetet që iu kanë përballuar temperaturave të ulëta, rendimentet do të jenë më të mira duke pasur parasysh të reshurat që po mbretërojnë ditëve të fundit. Nëse vazhdojnë këto reshje, vreshtarët do të jenë të kënaqur ne sasinë dhe cilësinë e rrushit në vjeshtë”, tha ai.

Gjithashtu shirat e vazhdueshme në kohën e lulëzimit dhe prania e ujit në sasi të madhe gjatë pjekjes së rrushit, ulin prodhimin dhe keqësojnë cilësinë, thekson Nysret Shala. Sipas tij, kushtet më të mira për rritjen e prodhimit krijohen kur lagështia në tokë mbahet në nivelin 60-70 % dhe lagështira e ajrit rreth 70%.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info Plus" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum