Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

avatar
Përveç rezervave të grurit, Kosova sivjet do të krijojë edhe rezerva tjera shtetërore. Zyrtarë të Departamentit të rezervave shtetërore, thonë se do të dyfishojnë rezervat e grurit, si dhe do të krijojnë rezerva të naftës së papërpunuar dhe të produkteve agro-ushqimore. Këto rezerva do të mjaftojnë për tërë popullatën për 20 ditë.



Për dallim nga viti i kaluar, kur u krijuan vetëm rezerva shtetërore të grurit, sivjet do të krijohen edhe rezerva të produkteve tjera. Drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Shaban Halimi, tha për Radio Kosovën se në përputhje me programim strategjik për vitin 2013-2015, të miratuar nga qeveria në vitin 2012, do të krijojnë edhe rezerva të naftës së papërpunuar, si dhe rezerva të artikujve agro-ushqimorë.

“Lidhur me këto, procedurat tenderuese janë të hapura, tenderi për produktet për furnizim dhe deponim të produkteve agro-ushqimore dhe tenderi për furnizim me dizel është i hapur. Këto ditë jemi në përgatitje e sipër për shpalljen e tenderi për furnizim me grurë”, tha Halimi.

Vitin e kaluar ishin grumbulluar dhe deponuar një mijë e 100 tonë grurë. Halimi sqaron se sivjet presin të grumbullojnë sasi më të madhe të grurit, por kjo varet nga çmimi i tregut, e njëkohësisht do të startojnë me grumbullimin e produktit të dytë, që është nafta e papërpunuar.

“Për këtë vit planifikohen afër 200 mijë litra dizel që t’i kemi si rezervë shtetërore dhe produkte agro-ushqimore, që është e planifikuar për tri vitet e ardhshme t’i kemi nga 20 mijë euro produkte agroushqimore”, tha Halimi.

Gjatë periudhës trevjeçare, pritet të krijohen edhe rezerva të orizit dhe të makaronave, të mishit të gjedhit dhe të peshkut, të kripës së kuzhinës, sheqerit, vajit dhe marmelatës. Sipas Halimit, këto janë produktet e domosdoshme të parapara me ligjin për rezervat shtetërore, që të intervenohet te popullata në rast të situatave të jashtëzakonshme. Halimi thekson se për këto rezerva është paraparë buxhet vjetor prej 500 mijë eurosh, që sipas tij është i pamjaftueshëm.

“Kemi shtete të cilat sigurojnë artikujt siç është gruri, për një vit për popullatën e tyre, kurse ne e kemi në plan të sigurojmë popullatën për periudhën 15 apo 20 ditëshe. Pra jemi në pamundësi buxhetore që të krijojmë standard siç kanë edhe shtetet tjera”, tha ai.

Eksperti i ekonomisë, Alban Zogaj, thotë se si pasojë e buxhetit të vogël, Kosova nuk mund të krijojë rezerva të mëdha shtetërore, prandaj do të ketë nevojë për ndihmë ndërkombëtare.

“Këto rezerva të krijuara nga shteti i Kosovës nuk janë të mjaftueshme normalisht, por në raste të tilla faktori ndërkombëtar, shtetet tjera janë të prira për ndihmë ndaj shteteve të vogla dhe besoj që çdo situatë alarmante që mund të ndodhë, do të tejkalohet”, tha Zogaj.

Në rast të fatkeqësive natyrore, tërmeteve, bllokimit të banorëve nga reshjet e borës, qeveria mund t’i ndihmojë popullatës me produktet elementare.


Rezervat për periudhën 2013-2015

Oriz - 6 tonë,
Makarona - 6 tonë,
Mish i gjedhit – 1,5 tonë,
Mish i peshkut – 1,5 tonë
Kripë Kuzhine 3 tonë,
Sheqer – 12 tonë,
Vaj – 4 mijë e 500 litra
Marmelatë – 6 tonë.
Kroniken mund ta ndiqni në "INFO PLUS" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum