Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Sivjet janë arrestuar 82 persona për trafikim me qenie njerëzore Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Sivjet janë arrestuar 82 persona për trafikim me qenie njerëzore Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Vetëm gjatë periudhës janar-maj të këtij viti Policia e Kosovës ka arrestuar 82 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe ka identifikuar 26 viktima të trafikimit. 21 prej tyre janë shtetase të Kosovës, ndërkaq 13 janë të moshës jo madhore.

Trafikimi i qenieve njerëzore nis nga varfëria, mungesa e ligjeve apo mos-zbatimi i tyre. Megjithëse Kosova ka shënuar një progres të dukshëm në drejtim të forcimit të rendit, sigurisë dhe reformimit institucional, trafikimi me qeniet njerëzore mbetet si një nga format e veçanta të krimit të organizuar.

Sabrije Kamberi, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës tha për Radion tonë se Policia e Kosovës i ka shtuar kapacitetet njerëzore dhe profesionale në drejtorinë e hetimeve të Trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim të vetëm që të luftohet dhe të parandalohet kjo dukuri. Ndërkaq në bazë të statistikave të vitit 2013 janë identifikuar 26 viktima të trafikimit.

“Kanë ndodhur një sërë arrestimesh për veprat penale kur dihet se kemi të bëjmë me trafikim me njerëz. Pastaj mundësim apo detyrim me prostitucion, marrje me prostitucion e kjo dukuri sipas ligjit ne Kosovës është kundërvajtje”, theksoi ajo.

Sabrije Kamberi bëri të ditur se nga 26 viktima të trafikimit 21 janë shqiptare nga Kosova, 1 serbe dhe 3 shqiptare nga Shqipëria, ndërkaq 13 janë të moshës jo madhore.

“Janë 13 të grup-moshës prej 14 deri në 17 vjeç, 5 viktima të moshës 18 deri 22 vjeçare”, tha ajo.

Policia e Kosovës ka sektorë të specializuara të kundër-trafikimit në në tërë Kosovën. Ata punojnë në aspektet parandaluese të këtij veprimi kriminal, në aktivitetet hetimore kundër-trafikimit, në mbrojtjen e viktimave të trafikimit si dhe arrestimin e kryesve.

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit mbi trafikimin e personave për vitin 2012, e ka cilësuar Kosovën si një vend që është burim, destinacion, dhe ndoshta vend transit për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit për seks, si dhe për fëmijët që i nënshtrohen lypjes së detyruar.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info Plus" në orën 16:00, në Radio Kosovë

     

daja.   

Modder
Modder

daja.
ncncnn po kta sjon njerz more

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum