Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kongresistët amerikanë mbështesin fuqizimin e qeverisjes së mirë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kongresistët amerikanë mbështesin fuqizimin e qeverisjes së mirë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Aktualiteti politik kosovar, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së si dhe dialogu ndërshtetëror Kosovë-Serbi, ishin disa nga temat që u biseduan në takimin e Kryeministrit Hashim Thaçi me kongresistët amerikanë Robert Aderholf, BobMcEwen dhe TrentWalters, që po marrin pjesë në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit në Prishtinë.


Kryeministri Thaçi i njoftoi kongresistët amerikanë, për të arriturat e Republikës së Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë, duke u fokusuar në reformat që janë bërë dhe po vazhdojnë të bëhen në politikë, ekonomi dhe legjislacion.

Në takim, ai ritheksoi falënderimet dhe mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore dhe popullit amerikan për Kosovën, që nga procesi i çlirimit, pavarësisë dhe tani në procesin e shtetndërtimit dhe integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Duke folur për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Thaçi ritheksoi se kjo marrëveshje është historike dhe ndodh pas gati 100 vjet konflikti të vazhdueshëm.

“Zbatimi i marrëveshjes është në interes të perspektivës evropiane të të dy vendeve dhe të rajonit në tërësi, të bashkëpunimit rajonal. Dhe në këtë drejtim Qeveria dhe të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës, janë të vendosura për zbatimin e plotë të saj”, theksoi kryeministri Thaçi.

Nga ana e tyre, kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e tyre për përkushtimet e Kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e qeverisjes së mirë, sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe reformave të gjithëmbarshme institucionale në Kosovë. Ata po ashtu theksuan mbështetjen e tyre edhe për arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm përshpejtimin e procesit të zbatimit të saj.

Duke vlerësuar organizimin e Lutjeve të Mëngjesit nga institucionet e Kosovës, kongresistët amerikanë theksuan se ceremonia e organizuar në Prishtinë, është në mesin e ceremonive më së miri të organizuara në Ballkan deri më tani.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum