Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Real, raporti i DASH-it për trafikimin e qenieve njerëzore Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Real, raporti i DASH-it për trafikimin e qenieve njerëzore Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kosova është një vend burimi dhe destinacioni për gratë dhe fëmijët, viktima të trafikimit seksual dhe punës së detyruar, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit mbi Trafikimin e Personave gjatë vitit 2012. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rashiq, i cili njëherit është edhe koordinatorë nacional i luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore, raportin e vlerësoj si përshkrues të gjendjes reale në vend.





Duke pas parasysh mungesën e regjimit të vizave për të huajt Kosovën e bëjnë vend transit, të pa mbrojtur thuhet në raport. Ndërkaq duke pasur parasysh edhe gjendjen ekonomike në vend shumica e femrave të trafikimit seksual janë qytetare të Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rashiq raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore e vlerësoj real, por ai theksoi se Qeveria e vendit ka bërë çmos që kjo dukuri të parandalohet.

“Mund të them se edhe këtë vit ky raport është real dhe përshkruan gjendjen reale të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë,dhe përmban disa rekomandime të cilat sigurisht do të na ndihmojnë në punën tonë për parandalimin dhe luftimin e kësaj së keqeje”, tha ai.

Ndërkaq lidhur me angazhimin e Qeverisë së vendit në raport thuhet se
Qeveria e Kosovës nuk përmbush standardet minimale për eliminimin e
trafikimit, ndonëse përpjekjet e saj kanë qenë të domethënëse. Raporti
përmend kodin e ri penal dhe atë të i procedurës penale që kanë hyrë në
fuqi në janar të këtij viti , e që rrisin dënimet për trafikantët.

Rashiq tha se gjatë kësaj periudhe ministria e punëve të brendshme ka rritur kapacitetet e veta si në polici ,prokurori dhe gjykata në mënyrë që kjo dukuri të ndalet.

“Në të njëjtën kohë kemi punuar në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve, policisë, prokurorisë dhe gjykatës që të hetojnë dhe që më sukses t’i përfundojnë lëndët në mënyrë që të gjithë ata që merren me këtë dukuri të dënohen”, theksoi ai.

Ndër rekomandimet që i jepen Kosovës në raportin e Departamentit
Amerikan të Shtetit, është inkurajimi për përpjekje më të fuqishme për
të ndjekur penalisht, shpallur fajtor dhe dënuar autorët e trafikimit,
përfshi edhe zyrtarët; rritjen e trajnimeve specifike për prokurorët
dhe gjyqësorin, sigurimin e mbrojtjes sociale për viktimat si dhe
shtimin e hetimeve për veprat penale të punës dhe lypjes së detyruar
në Kosovë. Besim Kelmendi nga Prokuroria Speciale e shtetit bëri të ditur se janë ngritur aktakuza ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe dy zyrtarë të policisë për trafikim.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum