Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Vulin premton 1,000 vende pune në Kosovë deri më 1 korrik Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Vulin premton 1,000 vende pune në Kosovë deri më 1 korrik Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Serbisë pa portofol, i ngarkuar për Kosovën, Alleksandar Vulin ka hapur sot në Zhitkovc të Zveçanit, një degë të fabrikës së tekstilit “Javor”, ku ka thënë se qëllim i zyrës së tij është hapja e 1,000 vende pune në mbarë Kosovën.



Zyra për Kosovën i ka parashtruar vetes qëllimin që deri më 1 korrik të hap 1,000 vende pune në fushën e prodhimtarisë në Kosovë”, citohet të ketë thënë Vulin nga mediet beogradase.

Ministri serb ka shtuar edhe se prej komunitetit serb në Kosovë kërkohet që t’i qëndrojnë pranë shtetit të Serbisë dhe “flamurit të tyre”, sepse më një përkrahje të tillë, sipas tij, do t’ia mundësojnë qeverisë në Beograd që të vazhdojë t’iu ndihmoj atyre.

“Me daljen në zgjedhje, me themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, serbët na mundësuan që të vazhdojmë të kujdesemi dhe t’i ndihmojmë ata”, porositi Vulin.

Sipas drejtoreshes së fabrikës “Javor” me seli në Ivanjicë të Serbisë, Skarlet Gjokiq, realizimi i projektit ka nisur me hapjen e njërës degë në Zubin Potok, ku janë punësuar 60 serb.

Në degën e kësaj fabrike të tekstilit në Zhitkovc do të punësohen, siç tha ajo, 50 punëtorë, kurse në një fazë të mëvonshme do të hapen edhe 200 vende të reja pune.

Punëtorëve iu premtua rrogë, dhe sigurim social, tha ajo.
(REL)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum