Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Janusz premton mbështetjen e Vatikani për Kosovën Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Janusz premton mbështetjen e Vatikani për Kosovën Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot në Lubjanë një takim me delegatin Apostolik të Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, i cili është Nunci Apostolik për Slloveni.



Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e ka informuar Nuncin Apostolik për progresin në Kosovë, me theks të veçantë për rëndësinë e vendimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si kornizë kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen dhe konsideratat e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen tradicionale që ka dhënë Selia e Shenjtë.

Në këtë kontekst, ministri Hoxhaj, përsëriti kërkesën për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e shumanshëm të bashkëpunimit tradicional me Selinë e Shenjtë.

Delegati Apostolik i Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, ka vlerësuar progresin e arritur në Kosovë, duke premtuar mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum