Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Vulin: S’ka shpërbërje të strukturave në veri, pa ligjin për amnisti Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Vulin: S’ka shpërbërje të strukturave në veri, pa ligjin për amnisti Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se nuk do të ketë shpërbërje të strukturave paralele të drejtësisë dhe policisë në veri të Kosovës, derisa nuk krijohen parakushtet për këtë gjë, transmetojnë mediat serbe.


Ai ka thënë se ndër parakushtet kryesore është ligji për aministinë. Vulin ka reaguar kështu ndaj deklaratës që zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri dha për Radion Evropa e Lirë, ku theksoi se në shtator do të shuhen strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.

Vulin ka thënë se para se të ndalen së funksionuari strukturat serbe, duhet të krijohet një rrjet i ri i gjyqësisë dhe një polici e re.

“Për t’u realizuar kjo, duhet të miratohet ligji për amnisti, sipas të cilit serbët në Kosovë nuk do të arrestohen dhe burgosen për shkak se janë në anën e shtetit të tyre dhe njohin ligjet dhe organet e tij. Ligji për amninstinë është parakusht i të gjithave”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia kanë arritur në muajin prill marrëveshje për normalizimin e raporteve.

Tani, ekipet e zbatimit nga të dy palët, po diskutojnë në Bruksel jetësimin e saj, dhe në këtë kuadër pritet të zgjidhet edhe problemi i veriut të Kosovës, në të cilin Prishtina nuk e ka të shtrirë autoritetin e saj.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum