Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Në korrik dhe gusht do të kryhen vetëm operacionet urgjente Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Në korrik dhe gusht do të kryhen vetëm operacionet urgjente Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë muajve, korrik dhe gusht do të kryhen vetëm operacionet urgjente. Kirurgët thonë se ky reduktim bëhet për shkak të temperaturave të larta.



Në Qendrën Klinike Universitare, gjatë dy muajve të ardhshëm do të reduktohen operacionet. Zëdhënësi, Shpend Fazliu tha se rastet të cilat mund të presin për ndërhyrje do të reduktohen, derisa rastet emergjente do të kenë mundësi të operohen në çfarëdo kohe.

“Është në praktikën e QKUK-së që gjatë sezonit të pushimeve që nënkupton muajin korrik dhe gusht deri në muajin shtator të ketë reduktim të rasteve efektive për sa i përket operacioneve. D.m.th të gjithë ata pacientë të cilët nuk kanë gjendje emergjente dhe kanë nevojë për operacion do të presin deri në muajin shtator përderisa, programi operativ me rastet të cilat nuk mund të presin gjithsesi se do të operohen”, deklaroi ai.

Kirurgu, Frederik Çuperjani thotë se programi operues reduktohet për shkak të temperaturave të larta.

“Po gjithkund në botë ndërpriten intervenimet efektive, duke marr parasysh që janë temperaturat e larta dhe gjithashtu rritet rreziku i infeksioneve. Temperatura e lartë sidomos për pacientët në moshë të shtyrë por edhe për fëmijët është faktorë i cili e rrit rrezikshmërinë, kështu që shtyhen këto raste për kohë më të përshtatshme”, tha ai.

Një arsye tjetër që japin zyrtarë të QKUK-së për aplikimin e programit të ri është se gjatë muajve korrik dhe gusht numri i personelit mjekësor që shfrytëzojnë pushimet vjetore është i madh, kështu që ndikon edhe në reduktimin e operacioneve.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info 12", në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum