Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Konte: Napoli do të jetë më i fortë pa Kavanin Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Konte: Napoli do të jetë më i fortë pa Kavanin Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, mendon se Napoli do të jetë skuadër më e fortë pa Edinson Kavanin, i cili pritet të kalojë në radhët e Paris Sen Zhermenit.



Sulmuesi 29-vjeçar uruguaian në 34 paraqitjet e tij në Serie A ka shënuar 29 gola, duke e ndihmuar Napolin që të renditen në pozitën e dytë në edicionin e kaluar në Serie A.

“Mendoj se pagesa e PSZH-së prej 63 milionë euro për Kavanin është një dhuratë për Napolin. Unë do të preferoja që ai të qëndronte në Napoli, ngase me të ne gjithmonë i kemi mposhtur. Nëse ai largohet, do të thotë se Napoli do të investojë 63 milionë euro. Po ashtu, ata tani e kanë edhe Rafa Benitezin, i cili ka fituar gjithçka si trajner. Për mendimin tim ai është nënvlerësuar”, ka theksuar Konte.

Krahas Napolit, trajneri i bardhezinjve si rivalë kryesorë në edicionin e ri ka përmendur Interin, Milanin dhe Fiorentinën. ”Interi ka një trajner të madh, kurse Milani ka humbur vetëm një herë në pjesën e dytë të edicionit të kaluar. Fiorentina gjithashtu është duke u bërë mjaft e fortë me ardhjen e Mario Gomezit”, ka nënvizuar Konte.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum