Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Fyle: Çdo nismë rajonale duhet të jetë gjithëpërfshirëse Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Fyle: Çdo nismë rajonale duhet të jetë gjithëpërfshirëse Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Komisioneri i BE-së për zgjerim, Stefan Fyle tha se çdo nismë rajonale duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ai këtë deklaratë lidhur me anulimin e samitit të presidentëve e bëri në Ohër ku sot mbahet Konferenca e Ministrave të Jashtëm të Evropës.


“Ky bashkëpunim, megjithatë, duhet të jetë gjithëpërfshirës, kurse konsensusi për pranimin e Kosovës duhet të arrihet. Një gjë të tillë do të mbështetë edhe BE-ja. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është proces i gjatë dhe ndihmesa e vendeve të rajonit do të ketë rol të rëndësishëm në përmbylljen e këtij procesi”, ka thënë Fyle.

Stefan Fyle porositi liderët e Ballkanit Perëndimor që të ndjekin shembullin e Prishtinës dhe Beogradit për kapërcimin e dallimeve mes tyre.

“Me rëndësi për mua është gjithëpërfshirja në takimet e tillë, ashtu si sot që jemi ulur në të njëjtët tryezë përfshirë edhe Kosovën si mysafire speciale”, tha Fyle.

Në takimin e sotëm të ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore në Ohër, Kosova u përfaqësua nga zv.ministri i jashtëm, Petrit Selimi.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum