Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Mirëpritet vendimi që shtëpia e Shuahip Spahiut të jetë në dispozicion të ADK-së Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Mirëpritet vendimi që shtëpia e Shuahip Spahiut të jetë në dispozicion të ADK-së Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Pronarët e shtëpisë së Shuahip Spahiut mirëpresin vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, që shtëpia e Ministrit të Financave të Lidhjes Shqiptare të jetë në dispozicion të Akademisë Diplomatikë të Kosovës. Ata presin kompensimin e pronës, ndërsa Drejtoria e Urbanizmit do të vazhdojë me restaurimin komplet të shtëpisë.



Ende nuk ka përfunduar restaurimi komplet i Shtëpisë Muze të Shuaip Spahisë, ndërsa Kuvendi i Komunës së Prizrenit, ka marrë vendim që ky objekt në qendër të qytetit t’i jepet Akademisë Diplomatikë të Kosovës. Sipas Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit , Sadik Paçarizi, 120 mijë euro të destinuara nga Drejtoria për restaurim ishin të pamjaftueshme, për të përfunduar këtë projekt.

“Përveç kësaj, shtëpia e Ministrit të Financave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në hapësirë prej 200 metra katrorë, do të ruajë edhe një kënd muze për mjetet e Shuaip Spahiut”, thotë Paçarizi.

Pronarët e këtij objekti, thonë se janë të kënaqur me vendimin e mbledhjes së fundit të Kuvendit komunal të Prizrenit, për fillimin e shpronësimit, ndërsa e kanë mirëpritur vendosjen e Akademisë Diplomatike në shtëpinë e Shuahip Spahiut.

Qyteti i Prizrenit, ka qenë qendër e diplomatëve gjatë historisë. Akademia Diplomatike më seli në Prizren, do të merret me hartimin e dokumenteve strategjike, të politikës së jashtme, të shtetit të Kosovës, me organizimin e studimeve të ndryshme, të trajnimeve dhe konferencave të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare, gjë që i shkon këtij qyteti të lashtë, historik dhe shumë etnik, pati thënë Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në korrik të vitit të kaluar, kur edhe i dorëzoi Kryetarit të Komunës, Ramadan Muja vendimin e Qeverisë, për vendosjen e Akademisë Diplomatike në Prizren.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum