Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Sllovenia, partner evropian i Kosovës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Sllovenia, partner evropian i Kosovës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Sllovenia, partner evropian i Kosovës Empty Sllovenia, partner evropian i Kosovës Wed Jun 26, 2013 4:23 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Slloveni, është pritur sot në takim nga presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.


Siç bëhet e ditur në një njoftim nga Ministria e Jashtme ministri Hoxhaj e ka njoftuar presidentin Pahor për progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë, për avancimin e subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe për perspektivën e fuqishme evropiane të Kosovës.

Në këtë kontekst, Hoxhaj theksoi rëndësinë e veçantë që ka për rrugën integruese të Kosovës vendimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, si kornizë kontraktuale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Hoxhaj i shprehu presidentit Pahor mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për përkrahjen e madhe që ka dhënë Sllovenia, në këtë drejtim.

Ndërkaq, presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, ka vlerësuar lartë progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të shtetit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në proceset euro-integruese.

Presidenti Pahor dhe ministri Hoxhaj kanë biseduar edhe për fuqizimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Në këtë pikë, Hoxhaj vlerësoi rolin e Sllovenisë në zhvillimin ekonomik, si një prej investitorëve të rëndësishëm evropian në tregun e Kosovës, dhe theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të shkëmbimeve jo vetëm në ekonomi, por edhe në fusha të tjera.

Ministri Hoxhaj është takuar në Lubjanë edhe me delegatin Apostolik të Vatikanit për Republikën e Kosovës, Juliusz Janusz, nga i cili mori premtimin për mbështetjen e fuqishme të Selisë së Shenjtë për Kosovën.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum