Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Thaçi i bindur se nuk do të ketë problem për ratifikimin marrëveshjes Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Thaçi i bindur se nuk do të ketë problem për ratifikimin marrëveshjes Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ratifikimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kuvendin e Kosovës duket të mos jetë ndonjë problem i madh. Subjektet politike parlamentare me përjashtim të Vetëvendosjes janë pajtuar që ta mbështesin ratifikimin e marrëveshjes. Kryeministri Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se një takim i tillë i liderëve politikë ka ndodhur të martën, ku është arritur pajtimi edhe për datën e zgjedhjeve lokale më 3 nëntor.




Kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi tha se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërlidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Kosovës. Ai tha se ratifikimi i saj në Kuvend do të jetë i lehtë, ngase tashmë kanë dhënë mbështetje e tyre të gjitha subjektet politike, përveç Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo e fundit ka paralajmëruar kundërshtimin e saj në seancën e nesërme edhe brenda në seancë, por edhe me protesta jashtë ndërtesës së Kuvendit. Thaçi tha se pozita dhe opozita do t’i kryejnë obligimet e veta karshi zbatimit të marrëveshjes.

“Jemi dakorduar gjatë këtij takimi që ashtu siç kemi qenë unikë në qëndrim në rastin e aprovimit të kësaj marrëveshje më herët, ta ratifikojmë edhe nesër këtë marrëveshje ndërshtetërore në mes të Kosovës dhe Serbisë, marrëveshje kjo që lidhet drejtpërdrejt me perspektivën evropiane të Kosovës”, tha ai.

Thaçi tha se marrëveshja i ka hapur një rrugë të sigurt evropiane Kosovës dhe rajonit në përgjithësi, ndërsa tanimë Kosova edhe konkretisht është futur në binarët e integrimeve evropiane dhe mesazh i qartë për këtë, sipas tij, është mbështetja për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Kryeministri Thaçi tha se marrëveshja tashmë ka filluar të implementohet.

“Gjithçka është e aranzhuar në atë mënyrë që të respektohet në plotëni Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës, edhe në sistemin e policisë, edhe në atë të drejtësisë”, tha Thaçi.

Kryeministri Thaçi tha po ashtu se në takimin e djeshëm me liderët politikë është arritur pajtueshmëria që zgjedhjet të mbahen më 3 nëntor. Ndërkohë, kabineti qeveritar ka ndarë 100 mijë euro për funksionim e misionit të Republikës së Kosovës në Republikën e Serbisë, ndonëse propozimi ishte që të ndahen 560 mijë euro.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum