Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Guyana zyrtarizon njohjen e Kosovës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Guyana zyrtarizon njohjen e Kosovës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Guyana zyrtarizon njohjen e Kosovës Empty Guyana zyrtarizon njohjen e Kosovës Thu Jun 13, 2013 10:54 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
(E plotësuar) Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Guyana, ku gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Carolyn Rodrigues-Birkett, ka nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Guyanas.






Guyana zyrtarizon njohjen e Kosovës
(E plotësuar) Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Guyana, ku gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Carolyn Rodrigues-Birkett, ka nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Guyanas.
POSTUAR 13:28 / 13.06.2013
Vendimin për njohjen e Kosovës, Qeveria e Guyanas e ka marrë në mars të këtij viti, ndërsa që vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve, ka formalizuar dhe zyrtarizuar këtë njohje.

Gjatë qëndrimit në Xhorxhtaun, përveç takimit me homologen Rodrigues-Birkett, ministri Hoxhaj u prit edhe nga presidenti i këtij shteti, Donald Ramotar.

Gjatë takimeve, ministri Hoxhaj dhe udhëheqësit e shtetit dhe diplomacisë së Guyanas kanë shprehur përkushtimin e dy shteteve për fuqizimin e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ndërmjet Kosovës dhe Guyanas.

Ministri Enver Hoxhaj theksoi se shtetet e vogla duhet të qëndrojnë afër njëri tjetrit.

“Republika e Kosovës është e interesuar të jetë partner bilateral dhe evropian i Guyanas, në Ballkan dhe më gjerë. Ne jemi të interesuar që të kemi shkëmbime në fusha të ndryshme të jetës”, tha Hoxhaj, duke falënderuar autoritetet e Guajanës për njohjen e Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.

Hoxhaj tha po ashtu se ky akt është pranim edhe i aspiratës së popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Carolyn Rodrigues-Birkett, tha se vendimi për njohjen e Kosovës ka qenë i pashmangshëm, i drejtë dhe është mirënjohje për të kaluarën dhe vuajtjet e popullit të Kosovës.

“Vendimi për njohje dhe nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike është hap historik edhe për Guyanan dhe ne shpresojmë që të kemi bashkëpunim me Kosovën në disa fusha të jetës”, tha ministrja Rodrigues-Birkett.

Gjatë takimit me presidentin e Guyanas, Donald Ramotar, ministri Hoxhaj tha se Kosova është ndërtuar në tri parime si shtet i pavarur: demokracia, multietniciteti dhe sekularizmi.

Në këtë kontekst, Hoxhaj tha se Kosova në pesë vjetët e fundit e ka konsoliduar shtetësinë e saj, duke ndërtuar një shtet funksional.

“Njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike sot është moment historik për të dy popujt tanë. Dhe, përkundër distancës gjeografike, ne jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim në fusha të ndryshme”, ka thënë Hoxhaj

Në anën tjetër, presidenti Donald Ramotar ka thënë se njohja e Kosovës ka qenë e domosdoshme dhe është në përputhje me parimet dhe orientimet e politikës së jashtme të Guyanas.

Ministri Hoxhaj gjatë dy vjetëve të fundit ka zhvilluar disa vizita në shtetet e Amerikës Qendrore dhe Latine, në kuadër të lobimit për përmbylljen e procesit të njohjeve për Kosovën.

Këto aktivitete kanë dhënë rezultate konkrete në njohjen dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Guyanan, pritet t’i hap rrugë edhe disa njohjeve të tjera nga shtetet e Karaibeve dhe Amerikës Latine.

Guyana, është shtet anëtar i Komunitetit të Karaibeve (CARICOM) dhe në kryeqytetin e saj, Xhorxhtaun, ndodhet selia e sekretariatit të kësaj organizate.

Guyana njeh Kosovën, sot pritet zyrtarizimi

Guyana njeh pavarësinë e Kosovës, ndërkaq gjatë ditës pritet të bëhet edhe zyrtarizimi, deklaroi për RTK-në, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Artan Behrami.

”Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot po qëndron në Guyana. Ky shtet pritet që sot ta zyrtarizojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, përmes aktit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve”, deklaroi ai.

Nënshkrimi i marrëdhënieve diplomatike do të bëhet sot nga ministri Hoxhaj dhe homologia e tij nga Guyana, Carolyn Rodrigues – Birkett. Ministri Hoxhaj në këto dy vite disa herë ka vizituar shtete të ndryshme të Amerikës Latine dhe të Amerikës Qëndrore, në përpjekje për të bindur përfaqësuesit e tyre që të marrin vendimin e njohjes së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum