Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

OSBE trajnon Policinë e Kosovës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

OSBE trajnon Policinë e Kosovës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1OSBE trajnon Policinë e Kosovës Empty OSBE trajnon Policinë e Kosovës Fri May 31, 2013 2:55 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Me 31 maj 2013 në Prishtinë është mbyllur një kurs dhjetë-ditor për zyrtarë të Policisë së Kosovës me temë hetimin e trafikimit me narkotikë.


Kursi u organizua nga OSBE dhe u fokusua në rrugët e trafikimit të narkotikëve, hetimet financiare, konfiskimin e pasurisë, dhe planifikimin e operacioneve për arrestim.

“Policia e Kosovës tashmë është duke i vëzhguar dhe analizuar rrugët e reja të trafikimit me narkotikë dhe metodat e përdorura nga rrjetet kriminale. Si rezultat, ka pasur rritje të ndjeshme në konfiskimin e narkotikëve në Kosovë në pesë vitet e fundit,” tha John Corrigan, këshilltar i lartë për çështje të krimit të organizuar në OSBE.

“Kurset që ne ofrojmë e ndihmojnë policinë në rritjen e efektivitetit, pasi që oficerët e Njësisë Anti-Drogë njihen me metodat e fundit hetimore dhe teknikat për planifikim të operacioneve për arrestim,” shtoi ai.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të komuniteteve, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni ofron trajnime të avancuara dhe të specializuara për agjencitë e zbatimit të ligjit.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum