Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kosova anëtarësohet në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kosova anëtarësohet në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kosova është anëtarësuar në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës. Në një konferencë me gazetarë zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, tha se vendi do të përfitoj shumë nga ky institucion i rëndësishëm financiar.




Ai tha se kjo bankë është një organizatë e madhe financiare nga e cila Kosova mund të përfitojë deri në 40 milionë euro kredi me kushte shumë të volitshme.

“Vetëm desha t’ju informoi meqë që nga fundi i këtij viti, realisht është një organizatë e madhe financiare me madhësi të kapitalit 6 miliard euro. Kosova pritet të përfitojë 30 deri në 40 milionë euro në vjet në krahasim me shtetet që janë në Ballkan. Ne presim që të përfundojmë edhe obligimet ligjore, ratifikimin e pagesat që të kemi edhe hisen tonë d.m.th përqindjen tonë si aksionarë në këtë bankë”, tha Selimi.

Sipas Selimit, Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës është një bankë e cila ndihmon projektet me karakter social:

“Vijnë ata në Kosovë, bisedojnë me Qeverinë e Kosovës, Ministrinë e Financave, dhe negociojnë cilat janë nevojat, a janë të punësimit apo të infrastrukturës edhe varësisht prej definimit të përbashkët të nevojave bëhet edhe kreditimi. Kreditimi bëhet vetëm për projekte të mira dhe projekte që janë solide. Ti mundesh me qenë anëtarë i bankës edhe mos me përfitu asgjë me vite të tëra nëse nuk i keni projektet që e din që munden me kthy kredin e që kanë efekt në shoqëri”.

Vendimi për pranimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota u morë mbrëmë në Maltë. Nga 40 anëtarë të kësaj banke, 31 prej tyre votuan për pranimin e Kosovës.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum