Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Hyseni e Osmani diskutojnë për Kosovën në Këshillin e Evropës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Hyseni e Osmani diskutojnë për Kosovën në Këshillin e Evropës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ( LDK) dhe Hydajet Hyseni (PDK) po qëndrojnë në Strasburg, ku po marrin pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që do të zgjasin deri të premten, më 28 qershor. Ata diskutuan në takimin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci lidhur me zhvillimet në Kosovë.



Ndër të tjera, deputetët diskutuan për punën e Kuvendit të Kosovës dhe ligjet e miratuara në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, për nevojën për zgjedhje të lira e të drejta në Kosovë, për raportet me Republikën e Serbisë, problemet në veriun e vendit, lirinë e medias dhe shumë çështje të tjera.

Deputetja Vjosa Osmani, ndër të tjera, njoftoi Komisionin për miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila i bën thirrje Këshillit të Evropës që të bëjë presion mbi Serbinë për realizimin e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Ajo po ashtu theksoi nevojën për monitorim të rreptë ndërkombëtar të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, në mënyrë që të parandalohet abuzimi i votës së qytetarëve dhe theksoi nevojën e prezencës sa më të madhe të Këshillit të Evropës në këtë proces.

Duke iu referuar Rezolutës së KE-së për Kosovën, ku thuhet se qytetarët e Kosovës duhet të gëzojnë të njëjtat të drejta sikur qytetarët e tjerë të Evropës, deputetja Osmani theksoi se kjo do të jetë e mundur atëherë kur Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, që rrjedhimisht do t’ i lejonte qytetarët e Kosovës të ngrenë shkeljen e të drejtave të tyre nga institucionet publike në Kosovë dhe në Gjykatën e Strasburgut. Komisionet e APKE debatuan edhe për tema të tjera, siç janë: korrupsioni si kërcënim i sundimit të ligjit; liria e të shprehurit dhe e medias në Evropë; proceset zgjedhore në vendet anëtare të Këshillit të Evropës etj.

Ndërkaq, deputeti Hydajet Hyseni, pasi theksoi përpjekjet e gjithanshme institucionale për përmbushjen e rekomandimeve nga Rezoluta e APKE, vuri theksin në nevojën e qasjes adekuate parimore dhe gjithëpërfshirëse të procesit të normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, dhe, në këtë kontekst, potencoi domosdonë e ratifikimit dhe implementimit të marrëveshjes nga të dy vendet, dhe jo vetëm nga Kosova, fokusimin në shkaqet dhe jo në pasojat e problemit, si dhe në parandalimin e mundësisë së përdorimit të saj si blof politik.

Duke vlerësuar rolin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë deputetët theksuan nevojën e përshpejtimit të procesit të integrimit të Kosovës në strukturat evropiane, si mënyrën më të mirë për demokratizimin dhe evropianizmin e vendit dhe gjithë rajonit .

Me vendim të organeve të Këshillit të Evropës, që nga maji i këtij viti, deputetët Hyseni e Osmani ftohen në takimet e Komisioneve të APKE, ku kanë të drejtën e fjalës, pavarësisht temës që diskutohet, por nuk kanë të drejtë vote.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum