Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kosova, promotor i marrëdhënieve ndërfqinjësore Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kosova, promotor i marrëdhënieve ndërfqinjësore Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane të Republikës së Maqedonisë, që udhëhiqej nga kryetari i Komisionit, zotëri Hajrula Misini dhe nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, zotëri Jani Makraduli.


Presidentja Jahjaga e vlerësoi vizitën e delegacionit nga Republika e Maqedonisë dhe theksoi se është me rëndësi që Komisionet Parlamentare të të dyja vendeve të kenë bashkëpunim ndërmjet vete dhe të shkëmbejnë përvojat mes tyre në procesin e integrimeve evropiane. Ajo tha se Republika e Maqedonisë e ka kaluar një rrugë në përmbushjen e kritereve dhe të standardeve në procesin e integrimeve evropiane dhe mund ta ndihmojë Kosovën me përvojën e saj.

Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës është e përkushtuar që të zbatojë të gjitha kriteret dhe të thellojë të gjitha reformat që janë të domosdoshme në rrugën e integrimeve evropiane e që mundësojnë mirëqenien e qytetarëve të vendit

Duke folur për marrëdhëniet ndërfqinjësore, Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është promotor i këtyre marrëdhënieve me të gjithë fqinjët e saj dhe kjo, tha ajo, kontribuon në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja Jahjaga theksoi se marrëdhëniet ndërfqinjësore janë edhe një parakusht për integrime evropiane dhe ato duhet të ndërtohen mbi bazën e respektimit të ndërsjellë dhe të barabarësisë mes të gjitha shteteve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum