Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Koha e duhur për njohjen e Kosovës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Koha e duhur për njohjen e Kosovës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Koha e duhur për njohjen e Kosovës Empty Koha e duhur për njohjen e Kosovës Fri Jun 14, 2013 1:50 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Koha e duhur për njohjen e Kosovës Rtkliv25


Mediet e shkruara dhe elektronike në Guajana i kanë kushtuar vëmendje të rëndësishme formalizmit të njohjes dhe nënshkrimit të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe homologes nga Guajana, Carolyn Rodrigues-Birkett.




Gazetat, televizionet dhe agjencitë e lajmeve raportuan gjerësisht për takimet e ministrit Hoxhaj me presidentin dhe ministren e jashtme të Guajanës, duke pasqyruar edhe mesazhet e fuqishme për progresin dhe imazhin pozitiv të shtetit të Kosovës.

Hapësirë e posaçme i është kushtuar edhe argumenteve të Hoxhajt dhe autoriteteve të Guajanës, për forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Agjencia Qeveritare e Informimit të Guajanës, Gina, në një shkrim të gjatë e ka përshkruar si një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Në artikull flitet për vendimin e Qeverisë së Guajanës për njohjen e Kosovës, duke u bazuar në progresin e madh që ka bërë Kosova.

Në shkrim, citohet ministrja e Jashtme e Guajanës, Carolyn Rodrigues-Birkett, duke theksuar se “ishte koha e duhur për Guajanën që të njoh Kosovën si shtet”.

Në shkrim citohet edhe ministri Hoxhaj i cili ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës që raportet ndërmjet Kosovës dhe Guajanës të shkojnë përtej marrëdhënieve diplomatike dhe të vendoset një bashkëpunim i afërt ndërmjet dy shteteve.

Radio Televizioni i Guajanës, po ashtu ka transmetuar lajmin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Guajanës, duke pasqyruar edhe takimet e ministrit Hoxhaj me presidentin e vendit Donald Ramotar si dhe ministren Carolyn Rodrigues-Birkett.

Gazeta ”Guyana Times”, duke prezantuar gjerësisht këtë ngjarje thekson progresin që ka arritur Kosova që nga shpallja e pavarësisë, zhvillimin e përgjithshëm si shtet evropian dhe mundësitë e fuqizimit të raporteve ndërmjet dy shteteve.

Gazeta Kombëtare e Guajanës, “Guyana Chronicle Online”, ka raportuar për takimet e ministrit Hoxhaj me presidentin dhe homologen nga Guajana.

“Biseduam me Presidentin se si ndërmjet dy shteteve ne mund të thellojmë shkëmbimet në disa fusha duke filluar nga ekonomia, tregtia, edukimi, kultura dhe shëndetësia”, citon kjo gazetë ministrin Hoxhaj, pas takimit me presidentin e Guajanës, Donald Ramotar.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum