Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Pritet të vihet në funksion gypi alternativ për furnizim me ujë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Pritet të vihet në funksion gypi alternativ për furnizim me ujë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Sot pritet që Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, ta vë në funksion gypin alternativ për furnizim me ujë të lagjeve të kryeqytetit të cilat që nga parmbrëmë kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal Arbëri Zogiani Hyseni, i tha Radio Kosovës, se sot deri në orën 13.00, pritet të ketë ujë.


Edhe më tutje 40% e kryeqytetit, vazhdon të mos jetë i furnizuar me ujë të pijshëm si pasojë e prishjes së gypit si rrjedhojë e punimeve që janë bërë nga një kontraktor, i cili bën ndërtimin e banesave në rrugën ”Lordi Bajron”, në ”Lagjen e Muhaxherëve”. Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arbëri Gogiani Hiseni, tha për Radio Kosovën se shembja e dheut që është bërë gjatë punimeve, ka marrë me vete gypin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Hiseni thotë se punëtorët vazhdojnë të jenë në teren dhe janë dukë bërë përpjekje që sa më parë të fusin në funksion gypin alternativ të ujit të pijshëm dhe sipas saj, deri në orën 13.00, pritet të ketë furnizim me ujë edhe pse tereni është mjaftë i papërshtatshëm për të punuar.

Ndryshe, që nga parmbrëmë, banorët e kryeqytetit të ”Lagjes së Muhaxherëve”, të ”Lagjes Ulpiana”, një pjesë e ”Lagjes së Spitalit”, ”Dardanisë” dhe ”Veternikut”, kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Kronikën mund ta ndiqni në "INFO PLUS" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum