Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

NATO mësoi shumë nga intervenimi në Kosovë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

NATO mësoi shumë nga intervenimi në Kosovë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka thënë se intervenimi i NATO-së në Kosovë ka nxjerr shumë mësime për këtë organizatë. Çeku ka shtuar se Kosova pretendon që shumë shpejt të anëtarësohet në NATO, dhe se vendi do të përfitonte relevancë dhe do të ishte i barabartë me vendet e tjera anëtare të kësaj organizate.


Çeku në një ligjeratë para studentëve të Fakultetit Filozofik të UP-së ka thënë se para intervenimit mbi caqet serbe, bashkësia ndërkombëtare ka dashur ta frikësojnë me forcë Millosheviqin edhe pse, sipas tij, kurrë Millosheviqi nuk ka dhënë shenja se do të dorëzohej apo do të tërhiqej nga Kosova apo nga lufta në Kosovë.

“Në fund të vitit ‘98 kur UÇK-ja filloj riorganizimin dhe filloj të ngjallet, UÇK-në e kanë trajtuar si pjesë e problemit jo si pjesë e zgjidhjes dhe ky ka qenë njëri nga gabimet tjera që nuk e kanë ditur kanë e kanë partner. Ata e kanë menaxhuar krizën në Kosovë me vite të tëra me lëvizjen paqësore dhe është paraqitur UÇK-ja si një problem tani dhe kanë vlerësuar se si do të menaxhohet kush është faktori që menaxhon krizën dhe kah fundi i vitit 1998 e kanë parë se kriza menaxhohet me UÇK-në sepse është një forcë reale, një forcë serioze dhe është në rritje e sipër si ushtri çlirimtare, vullnetare që buron nga vullneti i popullit të Kosovës”, ka thënë Çeku.

Sipas tij, NATO-ja e ka pasur në doktrinën e saj me fushatën ajrore kundër Serbisë që ta dobësoj kundërshtarin në refuzimin dhe vullnetin e tij për t’u dorëzuar, e jo ta shkatërroj, siç e kanë vendet e lindjes, apo ish Jugosllavia që ka pasur në doktrinën e saj shkatërrimin e kundërshtarit.

“Nuk është goditur Millosheviqi në krye, por është goditur anash dhe është përpjekur që t’i dobësohet vullneti për të rezistuar dhe të dorëzohet. Dhe mësimi i fundit është që ushtarakët e dinë, kur je në luftë kundërshtarin duhet ta mbash të kujtuar që kundërshtari të mos t’i dijë apo kuptoj veprimet tua e ardhshme. Dhe këto nuk kanë ndodhur kështu, çka ka ndodhur këtu, plani për fushatën ajrore i ka pasur pesë faza dhe ka qenë vendim politik për kalimin nga një fazë në fazën tjetër duhet të merret vendim politik i grupit të kontaktit dhe këshillit veri-atlantik dhe Millosheviqi i ka pasur tërë kohën informacionet”, është shprehur ai.

Sipas Çekut, faza e parë ka qenë shkatërrimi i sistemit të komandimit të kontrollit të forcave serbe, sistemeve ajrore dhe resurseve kundër ajrore, faza e dytë ka qenë shkatërrimi i sistemit të resurseve të Millosheviqit apo dobësimi i fuqisë së Millosheviqit, faza e tretë ka qenë izolimi i forcave apo pengesa e manovrimit të forcave dhe faza e katërt ishte goditja e caqeve teknike luftarake në teren. Ai gjithashtu ka përmendur edhe disa fakte të cilat kanë bërë ardhjen deri të çlirimi i Kosovës.

“Fakti i parë është se me 2 qershor Klinton i thirr në takim komandantët e ushtrisë së saj që ta hartojnë planin B- që do të thotë se forcat tokësore do t’i dërgoj në Kosovë me ata që donë të vijnë me ta. Fakti i dytë është me 3 qershor Rusia i thotë Serbisë nuk mund të mbështesim më. Fakti i tretë është se ai akuzohet për krime lufte. Dhe, fakti i katërt është presioni apo frika e madhe e humbjes së luftës nga UÇK-ja, që ne të hyjmë para NATO-së në Kosovë”, ka thënë ai.

Çeku ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO përfiton relevancë si faktor i barabartë me vendet tjera.
(Kosovapress)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum