Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Lutjet e Mëngjesit në Kosovë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Lutjet e Mëngjesit në Kosovë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Lutjet e Mëngjesit në Kosovë Empty Lutjet e Mëngjesit në Kosovë Sat May 25, 2013 11:23 am

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ka filluar takimi i 10-të i Evropës Juglindore-Lutjet e Mëngjesit në Kosovë, në të cilin po marrin pjesë liderët më të lartë të vendi, deputet, ministra nga vendi dhe rajoni, liderë të partive politike, komuniteteve fetare si dhe mysafirë të tjerë.

Gjatë këtij takimi është thënë se duhet që të lutemi për njëri-tjetrin për të mirë e përbashkët, për një botë më të mirë, për një shtet të krenarisë dhe paqes së përhershme.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se vendimet e liderëve kanë të bëjnë me përditshmërinë dhe cilësinë e jetës së secilit qytetarë.

“Republika e Kosovës është në një moment shumë të rëndësishëm për fuqizimin e shtetit duke pasur për prioritet interesin e secilit qytetarë. Kosova sot është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Është model se si funksionon një shtet shumetnik dhe si shembull konkret se si diversiteti është vlerë e një shoqërie”, ka thënë ajo.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar përpjekjet e institucioneve të Kosovës, për t’iu përkushtuar paqes dhe pajtimit në rajon, ka përmendur edhe marrëveshjen e 19 prillit të arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas tij, me të do të mbyll një kaptinë e rëndësishme e ajo është veriu i Kosovës.

“Me marrëveshjen Kosovë-Serbi nuk ka humbës. Me të fitoi paqja, fitoi Kosova, fitoi Serbia, fitoi rajoni, fito BE, investimi i saj, i SHBA-së, i NATO-s”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, edhe Kosova edhe Serbia do të jenë pjesë e familjes së madhe euro atlantikë.

Thaçi ka falënderuar të gjithë liderët, përshirë edhe ata opozitarë, Isa Mustafën, Ramush Haradinaj, për mbështetjen që i kanë dhënë marrëveshjes së paqes me Serbinë.

2Lutjet e Mëngjesit në Kosovë Empty Re: Lutjet e Mëngjesit në Kosovë Sat May 25, 2013 11:30 am

     

daja.   

Modder
Modder

daja.
ai kurgja hala spo bojn

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum