Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

VV: Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësoj marrëveshjen para shqyrtimit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

VV: Gjykata Kushtetuese duhet ta vlerësoj marrëveshjen para shqyrtimit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Republikës së Kosovës e ka diskutuar sot Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimet e deputetëve, anëtarë të këtij Komisioni, ka qenë të ndara në atë nëse marrëveshja është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.


Lëvizja Vetëvendosje konsideron që në pamundësi të një vlerësimi të plotë juridik e konstitucionalist nga Komisioni për legjislacion, është e domosdoshme që marrëveshjen dhe përputhjen e saj me parimet, frymën dhe germën e Kushtetutës, ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës para se ajo të shqyrtohet për ratifikim në Kuvend.

“Një çështje tjetër e ngritur në Komision është ratifikimi i marrëveshjes pa Planin e Zbatimit, që ka qenë kryesisht pozicioni i Arben Gashit, kryetar i Komisionit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, Plani i zbatimit rrjedh nga Marrëveshja, dhe si i tillë është reflektim i çështjeve të dakorduara në marrëveshje. Natyrisht që ka elemente në Planin e zbatimit që e shtojnë dëmin që prodhon marrëveshja, por para së gjithash dhe mbi të gjitha është Marrëveshja ajo që e bën Planin e zbatimit të dëmshëm, të padrejtë dhe antikushtetues.

Ratifikimi i Marrëveshjes pa Planin e zbatimit, nuk e ndryshon fare as marrëveshjen e as efektin e saj juridik e praktik në Kosovë. Propozimi që Marrëveshjen ta ratifikojmë pa Planin e zbatimit, realisht është thirrje për ratifikim të Marrëveshjes dhe asgjë tjetër. Pra, vetëm mosratifikimi i Marrëveshjes e bën të pazbatueshëm planin.

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e komisionit, janë shprehur edhe shqetësimet e në lidhje me Ligjin për Amnistinë, që në mënyrë plotësisht të pajustifikuar kërkohet për t''u miratuar në tekstin e Planit të zbatimit. Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se nuk do të amnistohen kriminelët serb por kryetarët jo legjitim të komunave.

Zotimi i Hajredin Kuçit në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Drejtësisë për efektet juridiko-praktike është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në kompetencat e sistemit të drejtësisë. Në praktikën e rregullimit juridiko-penal amnistia shpallet për persona që kanë kryer veprën penale dhe për veprën e kryer në bazë vendimit gjyqësor të formës së prerë është shqiptuar dënimi konform legjislacionit penal në fuqi.

Çdo formë e amnistinimit jashtë sistemit të drejtësisë në Republikës e Kosovës është arbitrar, në kundërshtim me ligjet dhe përbën në vetvete përgjegjësi penale.

Për më tepër kjo për çfarë është zotuar Kryeministri dhe Zëvendëskryeministri është në fakt amnistim i krimit të kryer nga strukturat ilegale të Serbisë dhe inkurajim për krime të reja”, thekon Vetëvendosje.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum