Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Mirëpriten paralajmërimet e NATO-s për FSK-në Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Mirëpriten paralajmërimet e NATO-s për FSK-në Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Paralajmërimet e zyrtarëve të NATO-s gjatë vizitës në Prishtinë, se FSK-ja do të shndërrohet në forca të armatosura, është mirëpritur nga zyrtarët në vend. Anëtarët e komisionit për siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së vlerësojnë se këto deklarata përputhen edhe me investimin që është bërë në këtë forcë, e cila nesër do të jetë ushtri e Kosovës.

Ndonëse nuk është përmendur nga autoritetet e Prishtinës se në bazë të strukturës së marrëveshjes së arritur në Bruksel, FSK-ja eventualisht do të shndërrohet në forca të armatosura, paralajmërim ky i dhënë në Prishtinë nga kryetarja e Nënkomisionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marit Nibak, deputetë të Kuvendit, e mirëpresin një gjë të tillë.

Por, ministri i FSK-së, Agim Çeku nuk ka dashur të komentojë një gjë të tillë, duke u thirrur se janë duke pritur lajme nga NATO-ja, kurse kryetari i Komisionit për siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së Ahmet Isufi vlerësoi se FSK-ja ka rritur kapacitetet dhe një vlerësim pritet të bëhet nga NATO-ja në qershor.

”Është çështje e procesit që po ndodh dhe me rritjen e kapaciteteve që ka bërë Forca e Sigurisë dhe me vlerësimin që bëhet nga NATO –ja , tani në qershor besoj se do të avancohet duke pas parasysh edhe interesimin për integrim në NATO. Edhe deklarata e djeshme përputhet sa i përket investimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës për ta ndërruar misionin”, tha Isufi.

Ndërsa, Fatmir Xhelili nga PDK-ja e konsideron të dobishme që për herë të parë thuhet publikisht që FSK-ja do të shndërrohet në forca të armatosura.

”Është mirë që për herë të parë dikush prej zyrtarëve të lartë të Këshillit të Asamblesë të NATO-s e ka potencuar këtë edhe publikisht, edhe pse gjithëherë puna e përbashkët e NATO-s gjegjësisht KFOR-it i cili prej fillimit përpos obligimeve për sigurimin e Kosovës ka pasur edhe obligime në drejtim të trajnimeve të kuadrove të FSK që në të ardhmen ata të jenë edhe ushtri e ardhshme e Kosovës”, tha Xhelili.

Edhe Anton Çuni nga LDK-ja vlerëson këtë deklaratë, edhe pse nga zyrtarët vendor nuk është përmendur asnjëherë në kuadër të dialogut.

”Nga kryeministri nuk është prezantuar asnjëherë çështja e të ardhmes së FSK –së, në kuadër të marrëveshjes dhe është deklarata e parë që ne do ta studiojmë, analizojmë dhe kishim pasur dëshirë që me të vërtetë të jetë deklaratë e sinqertë që nënkupton formimin e një organizate të karakterit të pastër në pushtet”, tha Çuni.

Kurse, Rexhep Selimi nga Vetëvendosja thotë se qëndrimi i përfaqësuesve të NATO-së në Kosovë, do të duhej të ishte rrjedhojë e qëndrimeve të Qeverisë.

”Ne asnjëherë nuk kemi dëgjuar asnjë kërkesë e as ndonjë qëndrim madje nuk kemi pa asnjë tendencë dhe qasje për ta bërë një gjë të tillë nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe normalisht paradoksalisht dje, del që më të gatshëm janë NATO –ja , për ta bërë një ushtri në Kosovë se sa Kosova për ta pas një ushtri brenda saj”, tha Selimi.

Ndërkohë zyrtarët thonë se shumë shpejtë madje brenda vitit me një vendim të Qeverisë dhe Kuvendit, FSK-së do t’i përcaktohet një mision i ri me detyra dhe përgjegjësi të reja, të ngjashme me ushtri tjera në rajon e botë.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info Plus" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum