Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Vuçiq ka folur sot në Kuvendin e Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Vuçiq ka folur sot në Kuvendin e Kishës Ortodokse Serbe për Kosovën Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Nënkryeministri i parë i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe peshkopi i Baçkës Irinej kanë rekomanduar sot se Kisha dhe shteti duhet të punojnë bashkërisht për të mirën e shtetit dhe interesat e popullit.


Vuçiq ka folur sot në Kuvendin e Kishës Ortodoks e Serbe mbi Kosovën, sikurse ka thënë pa ekuivoke, por ka shtuar se gjithashtu janë të rëndësishme fjalët e patrikut (serb) të peshkopëve dhe Kuvendit të Kishës të cilët dëshirojnë të jenë me popullin e vet.

Irinej i është falënderuar Vuçiqit për sinqeritetin dhe ka shtuar se me fjalën e vet ndoshta i ka ndihmuar kuvendit, respektivisht peshkopëve që në dritën më të mirë ti shikojnë problemet me të cilat po përballet shteti.

Sipas burimeve të gazetës “Blic” Kuvendi i Kishës serbe sot mund të marrë vendimin për ta zbutur qëndrimin e mëhershëm kritik mbi Kosovën, respektivisht marrëveshjen e Brukselit, kur pushteti është kritikuar se ka harruar çfarë ka premtuar lidhur me Kosovën.

Vuçiqi ka deklaruar pas bisedës me peshkopët se është krenar që ata kanë dashur të dëgjojnë mbi të gjitha gjërat e rënda dhe problemet me të cilat po ndeshet e do të përballët shteti.

“Madje edhe nëse nuk pajtohemi gjithmonë, duhet të jemi unik dhe të punojmë bashkë për të mirën e popullit tonë dhe këtë askush të mos e sjellë në dyshim. Nuk jemi aspak fajtor dhe u ndie nevoja që për hirë të së mirës dhe interesit të popullit, krejt që mundemi ta bëjmë bashkë, kurse mospajtimet eventuale të mos prodhojnë çfarëdo dridhjesh në shoqëri”, ka thënë Vuçiq.

Irinej u ka thënë gazetarëve se “patriku Irinej e ka bindur Vuçiqin e me anë të tij edhe presidentin e Serbisë dhe udhëheqjen e shtetit, se të gjithë ndajnë përgjegjësi dhe gjithmonë mund të llogarisin në mbështetjen e kishës që është mirë, e veçmas për përmirësimin e pozitës dhe të ekzistencës së popullit tonë në Kosovë e Metohi”.

Ai ka shtuar se shteti i ka metodat e veta kurse kisha të vetat, por qëllimi është i njëjtë – që të bëhet krejt që është më mirë dhe ka nënvizuar se as kisha as shteti kurrë nuk do ta njohin, as formalisht as jo-formalisht, ”të ashtuquajturën Kosovë e pavarur”.

Sipas fjalëve të tij, as nën-kryeministri i parë nuk ka folur mbi atë marrëveshje në superlativ, ”por na ka ndihmuar ta kuptojmë ambientin dhe dimensionin e asaj që me atë marrëveshje megjithatë të sigurojmë për të ardhmen dhe ekzistencën e popullit tonë, e që më herët nuk e kemi pasur dhe që nuk do të mund ta kishim pa këtë marrëveshje”.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum