Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Përkujtohet komandanti Xhemajl Fetahu Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Përkujtohet komandanti Xhemajl Fetahu Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Përkujtohet komandanti Xhemajl Fetahu Empty Përkujtohet komandanti Xhemajl Fetahu Fri May 31, 2013 2:57 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Në kuadër të manifestimit Ditët e Shqipes, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, u mbajt akademi për komandantin Xhemajl Fetahu. Folësit në këtë akademi, vlerësuan lart figurën e Fetahut si një prej heronjve të rrallë, që kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës e ka shtrirë në disa dekada.

Rënia heroike e komandantit Xhemajl Fetahu shtoi edhe një faqe lavdie të Betejës së Koshares e cila para tij njohu edhe dy rënie të Agim Ramadanit dhe Sali Çekut. Këto tri figura kryesore të Betejës së Koshares të cilat i bashkoi flamuri i UÇK-së dhe ideja e madhe për liri, u bënë bashkë edhe në përjetësi. Kështu tha ministri i FSK-së, Agim Çeku në akademinë përkujtimore kushtuar komandantit Xhemajl Fetahu.

Në emër të Brigadës 138 foli Ibish Mazreku, i cili tha se nderimi për dëshmorët e kombit është nderim për të gjithë kombin. Ai tha se lufta e Koshares theu kufirin shqiptaro-shqiptar.

Të pranishmit në akademi i përshëndeti edhe vllai i komandantit, Xhemajl Fetahu, i cili shprehu krenarinë e tij, që gjaku i tyre bëri që sot Kosova të jetë e pavarur.

Manifestimi Ditët e Shqipes që tashmë është bërë tradicional, ngërthen në vete jo vetëm simbolikën e një ngjarje të madhe sikur që është Beteja e Koshares, por edhe kujtimet për ata që tërë jetën punuan e vepruan deri në sakrificën sublime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum