Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

KS i OKB-së diskuton për Kosovën Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

KS i OKB-së diskuton për Kosovën Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1KS i OKB-së diskuton për Kosovën Empty KS i OKB-së diskuton për Kosovën Fri Jun 14, 2013 10:10 am

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot paradite sipas kohës në New York raportin e Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë, që përfshin periudhën kohore prej 16 janar deri më 22 prill. Që në fillim të raportit Sekretari Ban përshëndet dhe e “mirëpret marrëveshjen e parë mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve” midis Kosovës dhe Serbisë”, që u arrit më 19 prill në dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian.



Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi i cili prej një javësh po qëndron në një vizitë në SHBA. Të takimin e sotëm delegacionin serb do ta udhëheq kryeministri i Serbisë, Ivic Daçiq.

Sekretari Ban e quan marrëveshjen ‘një arritje historike’, dhe përgëzon udhëheqësit politik se ‘treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur’.

“Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës,” shkruan sekretari Ban, për të shtuar se një frymë e njëjtë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin e marrëveshjes në të dyja anët e lumit Ibër’.

Ai thotë se për këtë ‘bashkësia ndërkombëtare duhet të ofrojë mbështetje dhe luaj rol aktiv’. Udhëheqëse e radhës në takim dhe këtë muaj në Këshillin e Sigurimit është Britania e Madhe.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum