Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Sot fillon punën kanali i dytë i RTK-së Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Sot fillon punën kanali i dytë i RTK-së Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Sot fillon punën Kanali i dytë televiziv i Radio Televizionit të Kosovës. Fillimisht, do të transmetohen 6 orë program ndërsa pritet zgjerimi i tij deri në vjeshtën që vjen, thotë drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala. RTK, në kuadër të planit të tij zhvillimor, që ka edhe obligim kushtetues, sot në orën 18.00 fillon me transmetimin e kanalit të dytë televiziv, kryesisht në gjuhën serbe, që është edhe një hap drejtë krijimit të një platforme të RTK-së, edhe më kanale të reja.


Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, tha se fillimisht, do të transmetohen 6 orë program ndërsa pritet zgjerimi i tij deri në vjeshtën që vjen.

“Programi i cili do të transmetohet në këtë kanal, do të jetë program i cili do t’i përmbledh ose do të jetë komplet në shërbim të komunitetit serb. Fillimisht, kryesisht të komunitetit serb. Një program i cili do të mundohemi në maksimum që të jetë program apolitik”, tha Shala.

Shala, ka shtuar se kanali i dytë e ka një rëndësi të veçantë për shkak se është kanal i transmetuesit publik, audienca e të cilit është kryesisht e komunitetit serb dhe se është i sigurt se RTK, do të ketë sukses edhe me kanalin e dytë sikurse me të parin, i cili do ta ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme në territorin e Kosovës.

Ndërkaq, drejtori i Televizionit për programin e dytë në gjuhën serbe tha se për shkak të rrethanave të ndryshme është dashur që ta përshpejtojmë fillimin e programit.

“Do të kemi debate, programe dokumentare dhe emisione nga terreni. Kjo është e tëra që është planifikuar për muajin e parë. Ndërsa, në muajin e dytë do të fillojmë seriozisht me realizimin e të gjitha segmenteve të cilat i kemi paraparë, ndërkaq nga shtatori kur të gjithë fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe pranë televizorit do të fillojmë me disa seriale serioze hulumtuese, programe dokumentare me tema të ndryshme dhe me atë që ligji na obligon”, tha Zharko Joksimoviq.

Në fillim programi në gjuhën serbe, kanali i dytë televiziv ne RTK, do të ketë 6 orë përmbajtje duke filluar nga ora 18.00, ndërsa emisioni qendror do të fillojë në orën 19.00.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum