Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Ban e quan marrëveshjen e 19 prillit ‘një arritje historike’ Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Ban e quan marrëveshjen e 19 prillit ‘një arritje historike’ Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë nga mesi i këtij muaji raportin më të ri të Sekretarit të Përgjithshëm Ban Ki-moon lidhur me zhvillimet në Kosovë, ku ai “e mirëpret marrëveshjen e parë mbi parimet e normalizimit marrëdhënieve”, që u arritë më 19 prill në dialogun e ndihmuar nga Bashkimi Evropian. Në takimin e Këshillit të Sigurimit pritet të marrë pjesë edhe delegacioni i Kosovës nën udhëheqjen e kryeministrit Hashim Thaçi.


“Kjo është një arritje historike”, shkruan sekretari Ban dhe përgëzon udhëheqjen politike në Prishtinë dhe Beograd të cilët thotë se ”treguan durim, largpamësi politike dhe udhëheqjen e duhur për të bërë të mundur një përparim të vërtetë”,

“Rezultatet e arritura në dialog hapin rrugën për normalizimin afatgjatë të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, thekson Ban. Ai thotë se një frymë e njejtë kompromisi, vendosmërie dhe vullneti të mirë duhet të mbizotërojë edhe në zbatimin marrëveshjes… zbatimin e saj praktik në të dyja anët e lumit Ibër’.

Ban më tej jep një kronologji rutinore të zhvillimeve tremujore, në veri të vendit, të sigurisë së përgjithshme, sundimit të ligjit, të kthimit të të zhvendosurve, të trashëgimisë kulturore dhe fetare dhe të të drejtave të njeriut.

Kryeministri Thaçi nga fillimi i javës së ardhshme fillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara me takime të nivelit të lartë në Washington, pastaj në shtetin Iowa, partner ushtarak i Kosovës për ta përfunduar atë me pjesëmarrjen në seancën për Kosovën në Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum