Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Në Shqipëri dhe Mal të Zi mund të kalohet me letërnjoftime Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Në Shqipëri dhe Mal të Zi mund të kalohet me letërnjoftime Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Nga sot në pikëkalimet kufitare për në Shqipëri dhe Mal të Zi, mund të kalohet vetëm me letërnjoftim. Ndërsa fëmijët nën moshën 16 vjeç, mund të kalojnë me një dokument, ku duhet bashkangjitur një fotografi identifikuese. Kështu bëjnë të ditur zyrtarë të Policisë të Kosovës.


Fillimi i qershorit shënon edhe fillimin e sezonit turistik. Dy pikë-kalimet kufitare: ai në Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe pikë kalimi kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, janë të gatshme për pritje të fluksit të turistëve nga të dyja anët e kufirit. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Sabrije Kamberi, thotë se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e madh gjatë muajve të verës. Ajo tha se nuk do të ketë pritje të gjata të qytetarëve në këto vendkalime kufitare.

Kamberi bëri të ditur se kalimi i kufirit bëhet vetëm me letërnjoftim. Ndërsa për fëmijët nën moshën 16 vjeç, nevojitet një dokument ku duhet të jetë e bashkangjitur një fotografi identifikuese. Kjo rregull vlen për të dy pikëkalimet, thotë Kamberi.

Ajo tha se janë marrë masa jo vetëm për të përforcuar shërbimet policore në doganë, por janë shtuar edhe postblloqet e policisë përgjatë aksit rrugor Bajram Curri - Qafë Morinë, me synimin e vetëm parandalimin e ndonjë ngjarje të papëlqyer. Kalimi me letërnjoftim vlen gjatë sezoni turistik në tre muajt e verës, qershor, korrik dhe gusht.
Kroniken mund ta ndiqni në "Info 12" në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum