Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Qeveria të aplikojë politika më të favorshme për prodhuesit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Qeveria të aplikojë politika më të favorshme për prodhuesit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ligjet e nxjerra nga ana e institucioneve kosovare, që kishin të bënin me ekonominë në vend, jo gjithherë kanë qenë në favor të zhvillimit të prodhimeve vendore. Si rrjedhojë, ligjet kanë krijuar politika që nuk mund t`i përballonin prodhuesit kosovarë. Prandaj, Aleanca Kosovare e Biznesit, kërkon që politikat ekonomike në Kosovë të reformohen dhe Qeveria të aplikojë politika më të favorshme për prodhuesit.


Kuvendi i Kosovës, pothuajse është shndërruar në makinë për prodhimin e ligjeve. Megjithatë, jo të gjitha ligjet që miratohen në institucionin më të lartë legjislativ të vendit zbatohen në praktikë, apo krijojnë favore për zhvillim ekonomik.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, potencon për Radio Kosovën se jo gjithmonë ligjet kanë qenë në favor të prodhimeve vendore.

“Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës u përpoqën që të ndërtojnë një partneritet me bizneset kosovare dhe të implementojnë ligjet e dala nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore. Por, jo gjithherë këto ligje kanë qenë në favor të ndërtimit të konkurrencës së rritjes së prodhimit vendor”, tha Shahini.

Marrëveshja e CEFTA-s, sipas kreut të AKB-së, Agim Shahini shpeshherë prodhuesit kosovarë i ka vënë në pozita jo të lakmueshme. Kjo ka krijuar edhe probleme, duke bllokuar për një kohë të caktuar eksportimin e prodhimeve vendore në vende tjera. Prandaj, ai thotë se politikat ne biznes duhet te reformohen.

“Gjatë hartimit të politikave, dikur të UNMIK-ut e tani të institucioneve të Kosovës, ende mbeten ato të disa politikave jo të favorshme për zhvillimin e ekonomisë vendore. Prandaj, ende ka hapësirë për reformim të tyre. Ato politika nuk janë shumë të krahasuara me vendet regjionale”, tha Shahini.

Ndryshe, Shahini thekson se AKB, ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet shtetërore që shpesh kanë qenë të pafuqishme për të ndërmarrë parandalimin e informalitetit, që vinte nga pjesa veriore e Kosovës.
Kroniken mund ta ndiqni në "Info 12" në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum