Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Inspektorati po e mbikëqyrë zbatimin e ligjit për duhanin Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Inspektorati po e mbikëqyrë zbatimin e ligjit për duhanin Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ligji për duhanin tashmë ka nisur të zbatohet. Ligji parasheh gjoba të rënda për të gjithë shkelësit e tij. Ato sillen prej 50 euro për personat fizik deri në 3 mijë euro për ata juridik. Për zbatimin e tij do të përkujdesen pesë inspektorate, të cilët gjatë punës në terren do ta kenë edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Në shumë hapësira publike të mbyllura, në lokale afariste dhe mjetet e transportit publik tashmë janë vendosur shenjat të cilat tregojnë se pirja e duhanit është e ndaluar. Këto fletushka janë shpërndarë nga Qendra për Zhvillim dhe Avokim në Kosovë.

Përfaqësuesi i saj, Shkumbim Spahija tha për Radio Kosovën se ligji do të gjejë zbatim meqë është produkt i partneritetit të institucioneve me shoqërinë civile.

“Është një ligj jo nga lartë - poshtë por nga poshtë- lartë (Shoqëria Civile - Ministria e Shëndetësisë) një ligj i cili i ka akomoduar interesat e shëndetit të popullatës në Kosovë”, theksoi Spahija.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Aganit mbikëqyrja e ligjit në këtë fazë do të jetë e fokusuar në personat përgjegjës për hapësirat publike dhe më pas në personat fizik.

“Vëmendja kryesore për të mbikëqyr zbatimin e këtij ligji do të jetë në bartësit e këtyre institucioneve dhe janë paraparë sanksione mjaft të rënda të cilat shkojnë deri në 3 mijë euro për mos zbatimin e ligjit në hapësirat të cilat janë të licencuar”, theksoi Agani.

Inspektorati sanitar po ashtu ka nisur të mbikëqyrë zbatimin e ligjit. Inspektori, Ibrahim Tërshnjaku tha për radio Kosovën se fillimisht do të informohen përgjegjësit e hapësirave, ku ndalohet tymosja, derisa, në inspektimet e radhës, nëse shkelet ligji do të shqiptohen dënimet.

“Për persona fizik është 50 euro, ndërsa për subjektet afariste është deri në 3 mijë euro. Të gjitha do të informohen me kohë sepse mekanizmi ligjor precizon saktë mënyrën e informimit të drejtë nga organet ekzekutive. Ndonjëherë nuk mund ta kuptojmë realitetin, pa respektimin e procedurave ligjore”, tha ai.

Për shkaqe sigurie, gjatë punës në terren inspektorët do të jenë të shoqëruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Një mobilizim i inspektorëve sanitar, shëndetësor, atyre të punës, arsimit dhe të tregut për të informuar rreth sanksioneve që parasheh ligji pritet të bëhet me 31 maj në ditën botërore kundër duhanit.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info Plus" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum