Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Ministria e Shëndetësisë demanton deklaratat e LDK-së për shëndetësi Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Ministria e Shëndetësisë demanton deklaratat e LDK-së për shëndetësi Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
(E plotësuar) Ministria e Shëndetësisë përgënjeshtron disa pohime të bëra sot nga Lidhja Demokratike e Kosovës për media, në të cilën në mënyrë të pa argumentuar, zyrtarë të kësaj partie flasin për gjendjen në shëndetësi, në veçanti për furnizimin me barna të institucioneve publike shëndetësore.



”Është krejtësisht i pa argumentuar pohimi nga zyrtarët e kësaj partie se MSh paska shpenzuar deri tash rreth 80 për qind të buxhetit total të paraparë për barna.

Të dhënat e sakta të Departamentit të Farmacisë të MSH-së ( e jo të hamendësuara si ato të LDK-së), flasin se buxheti për barna deri në këtë fazë është shpenzuar në mënyrë korrekte, konform rrjedhës së parasë dhe në masën 51.5 për qind të buxhetit total (aq sa edhe është planifikuar për këtë fazë).

Prej buxhetit total prej 21 milionëve sa ka MSH-ja në dispozicion për t’i furnizuar institucionet shëndetësore të tre niveleve (primar, sekondar dhe terciar), deri tash, MSh ka angazhuar 11.500.000 euro, që qartazi demantojnë pohimet për kinse shpenzimin e buxhetit të barnave prej 80 për qind.

Sa i përket furnizimit me insulinë, në këtë pikë, LDK-ja është vonuar me kritikat e saj, sepse, MSh e ka zgjidhur situatën duke siguruar insulina për të gjithë pacientët e vendit, të cilat janë duke ju shpërndarë atyre, sipas nevojave që i kanë.

Ndërsa kur është në pyetje furnizimit me barna dhe materiale shpenzuese, furnizimi është duke u bërë sipas mundësive buxhetore, të cilat nuk janë adekuate, por, brenda të cilave MSh-ja po bën maksimumin që t’i racionalizojë furnizimin, në pajtim edhe me vlerësimin dhe analizën e bërë të barnave, sipas Listës Vitale, Esenciale dhe Jo-esenciale, të hartuar bazuar në prioritetet e sistemit, mundësitë buxhetore dhe praktikat e mira të furnizimit.

Është e vërtetë që ka pasur telashe në furnizime në fillim të vitit, të lidhura edhe me alokimin e mjeteve, por në këtë fazë, nuk është e vërtetë se MSh nuk i ka furnizuar me artikujt e apostrofuar nga zyrtarët e LDK-së institucionet shëndetësore, dhe për këtë gjë, ata mund të binden nëse i konsultojnë të dhënat e besueshme dhe zyrtare të furnizimeve dhe nuk merren me pohime të pa verifikuara.

Ndërkohë, sa u përket konkurseve për pozita të ndryshme bë sistemin shëndetësor, MSh është e përkushtuar që ato tashmë të zhvillohen në pajtim me ligjet e reja të hyra në fuqi në shëndetësi dhe të cilat reflektojnë edhe nevojën ndryshime dhe reformat, të cilat në shëndetësi kanë filluar dhe nuk do të ndalen”, thuhet në reagim,


LDK: Shëndetësia kosovare vazhdon të mbetet kaotike

Grupi i ekspertëve për Shëndetësi në LDK në një analizë të bërë të zhvillimeve më të reja në Shëndetësinë kosovare ka konstatuar se gjendja në këtë sektor të rëndësishëm vazhdon të mbetet kaotike, veçmas në furnizimin me barna dhe material tjetër shpenzues nga Lista e Barnave Esenciale.

”Ministria e Shëndetësisë vetëm gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti ka shpenzuar rreth 80% të buxhetit të planifikuar për barna nga Lista Esenciale, ndërkohë që furnizimi me barna vazhdon të mbetet larg përmbushjes së nevojave të pacientëve. A thua, si do të sigurojë MSH buxhetin për periudhën tjetër të vitit?

Gjendja më e keqe paraqitet për pacientët e sëmurë nga diabeti (sëmundja e sheqerit) një kategori shumë e ndieshme e pacientëve për të cilët MSH nuk po arrin të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme Insulinën; si pasojë e kësaj nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare anëekënd Kosovës po paraqiten rreshta të gjatë të pacientëve në pritje të marrjes së Insulinës;

MSH arësyetohet me vonesat në procedurat e tenderimit, ndërkohë që me këto procedura MSH po rrezikon jetën e pacientëve të cilët janë të varur nga Insulina.

Njësoj e rëndë vazhdon të mbetet edhe furnizimi (më mirë të themi mofurnizimi) i QKUK me barna dhe material shpenzues; familjarët e pacientëve të shtrirë nëpër klinikat e QKUK detyrohen të blejnë edhe gjërat më të vogla si dorëza sterile, penjë kirurgjikë, katetra urinarë, gaza sterile dhe gjësende tjera; kjo situatë ka ndikuar që porofesionistët shëndetësorë të ballafaqohen me vështirësi në ofrimin e shërbime cilësore shëndetësore dhe i vë ata para sfidave porfesionale dhe etike.

Odisejada e hapjes dhe anulimit të konkurseve dhe parregullsive gjatë realizimit të tyre po vazhdojnë. Së fundmi rasti i anulimit të konkursit për rekrutimin e inspektorëve shëndetësorë dhe farmaceutikë tregon paaftësinë e MSH për të gjetur zgjidhje për problemet e grumbulluara në shëndetësi. Situatë e ngjajshme vazhdon edhe në administratën e MSH dhe në Institucionet shëndetësore sekondare dhe terciare, të cilat tash e 3 vjet vazhdojnë të funksionojnë me ushtrues detyre”, thuhet në kumtesë të LDK-së.

Grupi i ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së propozon që :

1. Të rriten kapacitet menaxheriale të MSH, e kjo mund të bëhet vetëm atëherë kur të ndërpriten ndërhyrjet politike dhe të grupeve të interesit.

2. Urgjentisht duhet që Qeveria/MSH të sigurojë fonde shtesë për furnizim të rregullt me barna dhe material tjetër shpenzues mjekësor.

3. Të ketë planifikim të përgjegjshëm dhe profesional për barna dhe material shpenzues për nevojat reale të institucioneve shëndetësore dhe pacientëve, në mënyrë që këta të mos vuajnë për shkak të paaftësive menaxheriale e planifikuese të zyrtarëve të MSH.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum